Berluskoni del nga spitali/ Ishte shtruar në Monako për disa teste

15/01/2021 14:16

Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni, doli të premten nga një spital në Monako, ku ai u shtrua për probleme në zemër.

Miliarderi 84 vjeçar dhe manjat mediash, u shtrua në spital të hënën për disa teste, pasi kishte patur disa probleme me zemrën ndërkohë që ishte në jug të Francës.

Një zëdhënës i partisë Forca Italia, të Silvio Berluskonit, konfirmoi se Berluskoni tashmë kishte dalë nga spitali. Të enjten, ish kryeministri shkroi në faqen e tij të facebookut se ai ishte në shëndet të mirë dhe se po i nënshtrohej disa testeve rutinë.

Berluskoni ka qenë kryeministër i Italisë tre herë, mes viteve 1994-2011 dhe ka patur një seri problemesh shëndetësore vitet e fundit.

Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në 2016-ën dhe shtatorin e kaluar u shtrua në spital për 11 ditë me koronavirus.

Top Channel