Rama publikon hartat në Open/ Kryeministri: 1200 km katror territor i humbëm prej Berishës dhe Nishanit në vitin 2008

15/01/2021 12:25

I vendosur nën akuza të forta nga paraardhësi i tij Sali Berisha për çështjen e kufirit detar me Greqinë, kryeministri Edi Rama nga emisioni “Open” në Top Channel iu përgjigj me publikimin e tre hartave.

Përmes këtyre hartave kryeministri Rama ilustroi se si vetë Berisha dhe ish-presidenti Bujar Nishani hartuan dhe miratuan një ligj i cili solli humbje territori të Shqipërisë.

 “Në vitin 2008 me një marrëveshje të Sali Berishës dhe toger, kapiten, president Bujar Nishanit në bazë të ligjit 9861, Shqipëria ka humbur 1200 kilometër katror territor. Kjo sepse Berisha ndryshoi vijën për ujërat e brendshme”, tha Rama.

 

 

 

Top Channel