Indi, dhjetëra të vdekur nga helmimi me alkool toksik

15/01/2021 16:30

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në Indi për shkak të helmimit nga alkooli toksik.

Sipas lajmit të Xinhuanet, në rajonin Bharatpur të shtetit Rajasthan kanë vdekur 7 persona që kanë konsumuar alkool toksik, ndërsa 8 persona ende janë në rrezik të jetës.

Në javën e fundit në shtetit Madhya Pradesh humbën jetën 24 persona.

Edhe gushtin e kaluar në shtetin Punjab të Indisë, nga helmimi me alkool toksik kishin vdekur të paktën 86 persona.

Në vitin 2019, gjithashtu edhe në shtetin Assam 133 dhe në Uttar Pradesh 80 persona vdiqën nga alkooli toksik.

Top Channel