29 shkollat e reja, Veliaj: PD nuk bëri një shkollë, kurse sot kandidojnë për deputet ata që jepnin licenca për “Vitrinën” dhe “Kristalin”

15/01/2021 16:05

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se vetëm në Tiranë janë ndërtuar ose janë në proces ndërtimi 29 shkolla të reja, meritë që i takon edhe Partisë Socialiste.

Në krahasim me atë që bëri zero shkolla, ne kemi 17 shkolla me fondet e Bashkisë dhe 12 në bashkëpunim me qeverinë, gjithsej 29 shkolla të reja. Jam i sigurt se mund të kemi nevojë edhe për 290 shkolla, e mira s’ka fund, por edhe e keqja s’ka fund se mund të rikthehen prapë ata që licencuan ‘Kristalin’ dhe ‘Vitrinën’”, tha Veliaj.

Duke folur me të rinjtë e FRESSH-it, Veliaj theksoi se kandidatët që ofrojnë PD dhe aleatët e saj do të kujtohen si njerëzit që dhanë licencat për ‘Vitrinën’ dhe ‘Kristalin’. “Është turp dhe fyerje. Tani na vjen për të qeshur, por deri para pak vitesh qeveriseshim nga “Vitrinat” dhe “Kristali”, tha Veliaj.

Top Channel