Viktimat e tërmetit në Kroaci/ Përballen tani me një dimër të vështirë

15/01/2021 14:34

“Dimri po tregon dhëmbët”, thotë 75 vjeçarja Bara Vrbanac ndërsa ngadalë ngjitet mbi kamperin e mbuluar nga bora ku po jeton, pasi shtëpia e saj në kroacinë qendrore u dëmtua rëndë nga tërmeti i muajit të kaluar.

Ajo e saja është mes qindra familjeve që janë strehuar në kampera, kontenierë dhe streha të tjera pasi shtëpitë e tyre u bënë të pabanueshme nga tërmeti që i mori jetën shtatë personave. Dimri është i ashpër tashmë në Kroacinë qendrore, që është në të njëjtën kohë edhe një nga më të varfrat e vendit.

Në Sisak, ku tërmeti u regjistrua, papunësia është thuajse sa dyfishi i asaj në nivel kombëtar.

Si edhe shumë të tjerë, Vrbanac është ende e tronditur pasi dridhjet e tokës vazhdojnë ende edhe disa javë pas tërmetit të 29 dhjetorit, që dëmtoi ndërtesa, shkolla dhe shtëpi. Por ajo nuk do të lërë tokën dhe kafshët e saj.

Gjatë ditës, ajo hyn ndonjëherë në shtëpinë e dëmtuar, por fle në kamperin që i është dhuruar, i mbuluar me një mushama plastike ngjurë blu që e mbron nga bora. Brenda ka një ngrohës elektrik, farë pranë krevatit.

Në qytetin e afërt të Petrinjës, reshjet e borës kanë mbuluar tashmë çatitë e shembura dhe malet me tulla dhe mbeturina që ende mund të shihen nëpër rrugë. Bora ka mbuluar madje edhe lulet dhe qirinjtë e vendosur në vendin ku mbeti e vdekur një 13 vjeçare, pasi tërmeti rrënoi ndërtesën ku ajo ndodhej.

Në qendër të Petrinjës, dhjetëra persona ndërkohë qëndrojnë në rallë për vakte të ngrohta, të përgatitura në kamionçina të vogla nga kuzhinierë kroatë, disa me yje michelin. Qindra restorante nga i gjithë vendi janë hedhur në ndihmë.

Top Channel