Planet për një pasaportë vaksine që do t’i lejonin njerëzit që e kanë bërë atë të udhëtojnë lirisht në Evropë, do të debatohen nga liderët e BE ndërsa ata takohen virtualisht për të koordinuar reagimin ndaj variantit më ngjitës të covidit të identifikuar në britaninë e madhe.

Propozimi është bërë nga kryeministri grek, Qiriako Micotaqis, por ka disa dyshime në kryeqytetet evropiane për efikasitetin e lëvizjes. Shqetësimet janë diskutuar gjatë ditëve të fundit në një takim të ministrave të shëndetësisë së BE dhe disa vende, mes të cilëve edhe gjermania, janë dyshues për një sistem që sipas tyre mund të shkaktojë diskriminim mes atyre që kanë patur fatin të marrin vaksinën dhe pjesës tjetër që nuk e ka patur këtë mundësi.

Micotakis, ekonomia e vendit të të cilit varet shumë tek turizmi, i ka shkruar presidentes së komisionit evropian, Ursula von der leyen, duke i prezantuar asaj iniciativën, duke pretenduar se një pasaportë vaksine do të inkurajonte njerëzit që të vaksinohen.

Ai thotë se vaksinimi nuk do të jetë një parakusht për udhëtimin, por ata që mund të provojnë se janë vaksinuar do të kishin siguri në udhëtim.

Top Channel