E martë, 11 Gusht 2020
09:52
“Vështirësia në frymëmarrje dha alarmin që jeta ime ishte në rrezik”/ Kryeinspektorja e ISHSH-së fiton luftën me Covid-19

Pas një muaji lufte në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e ka fituar betejën me koronavirusin.

09:45
Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën. Tikhanouskaya doli si rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

09:43
Testimi në laboratorë privatë, MSH e AKK: S’do të ketë marrëveshje rreth çmimeve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi në një konferencë për medie kanë deklaruar se institucionet private që janë licencuar për testime serologjike dhe PCR do të monitorohen dhe nuk do të lejohen marrëveshje të çmimeve që dëmtojnë qytetarët.

09:42
Dyfishohet shifra e rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani

Dyfishohet shifra e rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani.

09:41
Nga droga te dhuna ndaj prindërve/ Kapen në Tiranë 2 shtetas në kërkim kombëtar, arrestohen dhe 3 persona të tjerë

Janë kapur dhe ndaluar në Tiranë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

09:33
Gjermani/ Jo rikthimit të tifozëve në stadiume

Edhe pse me numër të kufizuar klubet e Bundesligës dëshirojnë ta fillojnë sezonin e ri me tifozë në stadiume. Por politika ende ngurron.

09:31
Ushtarë serbë në një fshat të Kosovës/ Mision patrullimi i KFOR-it, reagime të ashpra në Prishtinë

Në Prishtinë pati reagime të ashpra kur u panë disa ushtarë serbë në një fshat të Kosovës afër kufirit me Serbinë. KFOR-i, përgjegjës për kufirin e Kosovës, flet për patrullim të sinkronizuar, por kritikat vazhdojnë.

09:26
OBSH: Për mposhtjen e Covid-19 duhet udhëheqje e fortë dhe zbatimi i masave kufizuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se udhëheqësit që ndërmarrin masa të forta dhe i bindin qytetarët e tyre të përqafojnë masa të reja dhe të vështira për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, do të kenë sukses në mposhtjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

09:20
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 73 pacientë me COVID-19, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 73 pacientë, ku 46 prej tyre janë me oksigjeno terapi dhe 15 pacientë janë në gjendje të rëndë.

09:18
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 29-vjeçari në Berat

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga në Berat.

08:40
Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën. Tikhanouskaya doli si rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

08:33
Krujë/ Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

08:22
Vazhdojnë demostratat në Bjellorusi, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Në Minsk të Bjellorusisë u shënua nata e dytë e protestave masive të cilat nisën pas zgjedhjeve shumë të diskutueshme të së dielës. Gjatë përleshjes me protestuesit policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome.

07:49
Zyrtare/ Talenti japonez i Realit huazohet te Villarreali

Takefusa Kubo është lojtar i Villarreal. Japonezi, në pronësi të Real Madridit, do të luajë sezonin e ardhshëm në huazim te “Nëndetësja e Verdhë”, pasi shkëlqeu te Mallorca në vititn e parë në Europë.

07:34
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

07:23
Raporti që po trondit SHBA-të, 97 mijë fëmijë të infektuar me COVID-19 në dy javë

Dy javët e fundit të korrikut, të paktën në Shtetet e Bashkuara, duket sikur po përmbysin të dhënat për infektimin e fëmijëve ndaj COVID-19.

06:58
​Bundesliga pa spektatorë deri në fund të tetorit

Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë dhe shtetet federale ranë dakord të hënën që të zgjasin ndalimin e tifozëve në ndeshjet e futbollit të paktën deri në tetor për shkak të pandemisë koronavirus.

06:27
Zbuloni si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër Demencias

Bimët që na dhuron nëna natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun. Frutat dhe perimet në përgjithësi janë ndër më të jashtëzakonshmet sepse përmbajnë flavonoidë, antioksidantë që mbrojnë organizmin kundër shumë sëmundjeve.

06:06
Sëmundjet e zemrës në rritje/ Mjeku Vargu jep këshillat praktike që duhet të ndiqni

Sipas një studimi të Eurostat dhe Instat, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Europë sa i takon numrit të vdekshmërisë që vjen prej sëmundjeve të zemrës dhe tensionit, me 53.7% të totalit të vdekjeve. Mjeku kardiolog Petrit Vargu tha se në 30 vitet e fundit shqiptarët kanë ndryshuar plotësisht stilin e jetës, duke u bërë më dembelë dhe duke u ushqyer keq.

05:42
Njihuni me 3 ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe konsumi i ushqimeve të duhura janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre.

05:21
Zbuloni të gjitha llojet e pjeprit/ Vlerat dhe përfitimet për shëndetin

Prodhimi vendas me pjepër ka dalë në treg. Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit. Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

04:59
Presidenti Trump do ta pranojë emërimin për rizgjedhje në Shtëpinë e Bardhë ose Getisburg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi se do ta mbajë fjalimin për të pranuar emërimin nga partia e tij republikane, si kandidat për rizgjedhje, ose në Shtëpinë e Bardhë, ose në fushën e betejës së Luftës Civile në Getisburg të Pensilvanisë. “Do ta njoftojmë vendimin së shpejti”, shkruante ai në Twitter të hënën pasdite.

04:32
Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump nxirret papritur nga konferenca e shtypit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u nxor në mënyrë të papritur nga salla e konferencës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Trump u nxor jashtë sallës nga anëtarët e sigurimit në Shtëpinë e Bardhë për tu rikthyer pak minuta më vonë.

04:01
SHBA/ Shtëpia e Bardhë, e hapur për negociata me demokratët për paketën e ndihmave

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se është e hapur për negociata me demokratët e opozitës lidhur me paketën e ndihmave në përgjigje të koronavirusit dhe se është e gatshme të ofrojë më shumë fonde për të arritur një zgjidhje. “Jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë para,” tha Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin për rrjetin CNBC. Presidenti Donald Trump nënshkroi të shtunën urdhra ekzekutivë duke zgjeruar ndihmën e papunësisë për miliona amerikanë që kanë humbur punën nga pandemia si dhe duke lejuar më shumë kohë për të paguar taksat mbi të ardhurat. Në një koment të ri në Twitter, presidenti nuk përjashtoi mundësinë për nagociata të mëtejshme, por fajësoi udhëheqësin e demokratëve në Senat, Chuck Schumer si dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi për dështimin e bisedimeve të së premtes.

03:35
Sekretari amerikan i Shëndetësisë viziton Tajvanin

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar arriti në Tajvan, në krye të një delegacion amerikan, për një vizitë tre-ditore, gjatë së cilës do të takohet me Presidenten Tsai Ing-wen.

03:10
Kroaci, kamera në uniformat e policisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka paralajmëruar sot “digjitalizimin” e sistemit të policisë dhe vendosjes së kamerave në uniformën e policisë, e cila vazhdimisht do të regjistrojë veprimet e pjesëtarëve të saj.

02:46
VOA: Shtohet rezistenca globale ndaj maskave

Ekspertë të shëndetit publik kanë dalë në të njëjtin përfundim: vënia e maskave, larja e duarve dhe distancimi fizik ndihmojnë për të penguar përhapjen e koronavisurit. Të premten, në Stërxhis të Dakotës së Jugut u organizua Grumbullimi i Motoçikletave, një traditë vjetore 80-vjeçare. Pjesëmarrësit nuk dukeshin të shqetësuar nga epidemia. As spektatorët nuk dukeshin të prirur të ndiqnin këshillat e ekspertëve, të cilët thonë se distancimi fizik dhe vënia e maskës janë kritike për të penguar përhapjen e sëmundjes që deri tani ka infektuar më shumë se pesë milionë amerikanë.

02:19
Çikago/ Plaçkitje masive, arrestime dhe shkëmbim zjarri

Policia në Çikago shkëmbeu zjarr me plaçkitësit që vidhnin artikuj nga biznese në qytet. Sipas zyrtarëve të rendit, mbi 100 vetë u arrestuan pasi turma u vërsul në zonën komerciale me dyqane luksoze, duke plaçkitur, duke thyer xhama dhe duke u përleshur me policinë për orë të tëra. Shefi i Policisë së qytetit, David Brown i quajti incidentet “kriminalitet i pastër” dhe Kryebashkiakja Lori Lightfoot u përpoq të theksonte dallimet mes këtyre incidenteve dhe “kryengritjes së përligjshme” pas vdekjes së George Floyd në duart e policëve në Mineapolis më 25 maj.

01:54
‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që qëndron pas rreth 750 mijë viktimave dhe 20 milionë rasteve të regjistruara në botë. Të dyja këto shifra, pritet të arrihen brenda pak ditësh por OBSH thotë se nuk është ende vonë për të ndërmarrë hapat e duhur për ti dhënë fund krizës së Covid-19 që ka mbërthyer planetin.

01:31
101 ditë pa Covid-19/ Zelanda e Re shënon rekordin që shumëkush e ka zili

Zelanda e Re ka shënuar një rekord që shumëkush e ka zili. Më shumë se 100 ditë që kur rasti i fundit i koronavirusit u regjistrua në vend. Deri sot, vendi ka raportuar 1219 raste të koronavirusit dhe vetëm 21 prej tyre janë aktive.

01:12
Bilanci i 5 muajve pandemi/ Rreth 750 mijë viktima dhe 20 milionë infektime në botë

Pesë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli krizën e koronavirusit pandemi globale, numri i rasteve të Covidit në të gjithë botën po i afrohet 20 milionëve, me thuajse 730 mijë viktima të konfirmuara. Numri aktual i infektimeve, sipas universitetit Johns Hopkins, është 19.792.519 me një mesatare ditore rastesh të reja prej më shumë se 250 mijë.

00:45
LSDM dhe BDI afër marrëveshjes? Vijojnë negociatat për qeverinë e re në Shkup, por Zaev dhe Ahmeti nuk japin detaje

Partitë politike vazhdojnë të mbajnë sekret takimet dhe marrëveshjet rreth negociatave për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

00:23
Përshkallëzohet tensioni/ Anijet turke hyjnë në ujërat greke. Athina reagon ashpër ndaj Ankarasë

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një fazë të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis e shoqëruar nga katër luftanije turke ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot.

E hënë, 10 Gusht 2020
23:58
Europa League/ Kalojnë Inter dhe Manchester United, Lukaku vendos rekord

Inter kaloi në raundin tjetër të Europa Ligës pas fitores 2-1 ndaj Bajer Leverkusen, një rezultat që i jep të drejtën zikaltërve të jenë mes 4 më të mirëve të Europa Ligës. Asnjë tifoz i pranishëm në “Merkur Spiel-Arena” në një nga stadiumet e zgjedhur për fazën finale, aty ku italianët u imponuan fillimisht me Nikolo’ Barelën i aftë të shënonte pas një “rebound”.

23:41
PSG me mungesa në Champions League, Mbappe në stol ndaj Atalantës

Kylian Mbappé do të nisë në stolin e rezervave ndeshjen çerekfinale të Champions League mes PSG-së dhe Atalantës.

23:27
Liverpooli firmos me Tsimakas, Robertson tashmë ka një konkurrent

Liverpooli ka njoftuar nënshkrimin me anësorin e majtë, Kostas Tsimakas, për 11.75 nga Olympiacosi. 24-vjeçari grek, i cili ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen helene, bashkohet me kampionët e Premier League-s teksa firmosi kontratën në terrenin e stërvitjes në Melwood, të hënën.

22:55
​Dhjetë fakte interesante për suedezët

Cilësia e jetës në Suedi është e ndryshme sesa në pjesët e tjera të botës, dhe fakti që ata filluan të implantojnë mikroçipa te njerëzit, vetëm nxiti perceptimin se suedezët janë “sikur të mos jenë nga ky planet”.

22:54
Faqja që po demaskon VIP-at, ja si i turpëron vajzat e famshme (FOTOT)

Çdo njeri duket në formën më të mirë të mundshme kur poston foto online, por kjo faqe instagrami po i nxjerr zbuluar të gjithë VIP-at e Instagramit.

22:45
​Ronaldo tregon muskujt nga jahti i tij luksoz

Cristiano Ronaldo shfaqi fizikun e tij jashtëzakonisht të hedhur gjatë pushimeve të tij në Itali të hënën.

22:40
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Rusi, lëndohen 13 persona

Të paktën 13 persona janë lënduar në Rusi, pas një shpërthimi të madh në një pikë karburanti në jug-perëndim të vendit.

22:26
Nëna e 5 fëmijëve nxjerr fotot intime, Wanda çmend rrjetin nga…(FOTOT)

Bashkëshortja e Icardit, Wanda, njihet për provokimet që bën në rrjete sociale.

22:22
LSDM dhe BDI afër marrëveshjes? Vijojnë negociatat për qeverinë e re në Shkup, por Zaev dhe Ahmeti nuk japin detaje

Partitë politike vazhdojnë të mbajnë sekret takimet dhe marrëveshjet rreth negociatave për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

22:11
Pesë muaj pandemi/ 20 milionë të infektuar në botë

Pesë muaj pasi organizata botërore e shëndetësisë shpalli krizën e koronavirusit pandemi globale, numri i rasteve të covidit në të gjithë botën po i afrohet 20 milionëve, me thuajse 730 mijë viktima të konfirmuara. Numri aktual i infektimeve, sipas universitetit Johns Hopkins, është 19.792.519 me një mesatare ditore rastesh të reja prej më shumë se 250 mijë.

22:04
VIDEO/ Inter-Bayern Leverkusen, gola e spektakël në çerekfinale…

Një sfidë e përshtatshme për çerekfinale ajo mes Interit dhe Bayern Leverkusen. Ekipi zikaltër kaloi i pari në epërsi, me një gol të Barrelas në minutën ’15-të të takimit.

21:45
Zyra e Kryeimamit distancohet nga qëndrimet e një imami në Sarajevë

Zyra e Kryeimamit të Bosnje-Hercegovinës është distancuar nga deklaratat kontraverse të imamit të një xhamie në Sarajevë, të cilat kanë nxitur zemërim në rrjetet sociale.

21:44
Demi “shtang” fansat, publikon fotot e “nxehta” nga pushimet (FOTO)

Si çdo vit, Ibizia ka qenë një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave.

21:33
PD: Vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit u mor pas vizitës së Bashës në Manzë

Partia Demokratike e cilëson mashtrim të qeverisë atë që ndodh për fondet e rindërtimit pas tërmetit.

21:25
42 vjeç, por Nicole Scherzinger duket si…(FOTO)

Mosha për Nicole Scherzinger është thjesht një numër.

21:21
Foto/ ​Grabitje masive dhe të shtëna në Çikago, 100 të arrestuar

Policia në Çikago hapi zjarr ndaj hajdutëve dhe arrestoi më shumë se 100 huliganë pasi sulmuan një zonë të madhe luksoze të hënën, duke plaçkitur dyqane dhe përplasur me policinë për orë të tëra.

21:18
E moshuara “çudit” botën, bën tatuazhin e parë në moshën 103-vjeçare

“Kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat”, dëshmia e kësaj shprehje është një 103-vjeçare, e cila gjithmonë ka dëshiruar të bënte një tatuazh, por vetëm në këtë moshë arriti ta realizojë.

21:12
​Liverpooli prezanton mbrojtësin e ri grek

Kostas Tsimikas (24) është e mbrojtësi i ri i majtë te kampionët e Premier Ligës – Liverpool.

20:59
Alesia Bami i jep zë lajmeve për fejesën: Jam…

Ajo është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Bëhet fjalë për moderatoren e “Proçesit Sportiv” dhe “ E diell”, Alesia Bami e cila ka qenë e ftuar në “Pushime on top”.

20:55
Athinë/ E kishte fshehur në magazinën e një vile luksoze, kapet me 205 kg kanabis 22 vjeçari shqiptar

Me 205 kg kanabis në banesën e tij u gjet një 22 vjeçar shqiptar, në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

20:55
Pa asnjë grimcë grimi në fytyrë/ Georgina pozon foton e rrallë e në pah nxjerr format bombastike (FOTO)

Georgina Rodiguez, ka fituar një popullaritet po aq sa dhe partner i saj, Cristiano Ronaldo.

20:46
Erdogan: Turqia e gatshme të zgjidhë mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia është gjithmonë e gatshme të zgjidhë çështjen e Mesdheut Lindor përmes dialogut mbi baza të drejta.

20:35
Pompeo, “thellësisht i shqetësuar” për vendimet e Rusisë mbi mediat e huaja

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Uashingtoni “është thellësisht i shqetësuar” nga përpjekjet e reja të Rusisë për të shënjestruar mediat e huaja që veprojnë atje.

20:26
Ju kujtohet djaloshi 2-vjeçar që pinte 40 cigare në ditë?! Shikoni si duket tani

10 vite më parë, një vogëlush indonezian, i quajtur Ardi Rizal, shokoi botën me historinë e tij. Ai asokohe ishte vetëm 2 vjeç, por megjithatë konsumonte 40 cigare në ditë.

20:22
​Pse flokët tuaj bëhen shpejt me yndyrë?

Nëse keni vërejtur që flokët tuaj janë me yndyrë ditën pas larjes, dhe përveç kësaj, duket shumë e pajetë, ka shumë të ngjarë të bëni gjëra të gabuara që lënë një shenjë në flokët tuaj.

20:08
​Vera italiane, viktimë e COVID-19

Rënia historike në eksportet e verës italiane, në katër muajt e parë të këtij viti, me 4 për qind, është një rekord, e cila nuk është regjistruar në 30 vjetët e fundit.

20:05
Foto që nuk duhen humbur/ Në brendësi të fisit të rrallë kanibal…

Fotografi të rralla na kanë dërguar në përditshmërinë e një fisi kanibal, të njohur si “Dani”. Burrat, gratë e fëmijët e këtij fisi janë të famshëm për veshjet e tyre.

19:51
FOTO/ Kur shoku të bën “gjëmën”! Shkopi i golfit i thyen dy dhëmbët e parme aktorit të njohur

Këngëtari Jason Derulo, i ka bërë “gjëmën” mikut të tij, aktorit të njohur Will Smith, teksa i theu dy dhëmbët e parme me një top golfi.

19:46
FOTO/ Modelja e njohur nuk di të ndalet, publikon foton topless….

Modelja Chrissy Teigen dhe partneri i saj këngëtar, John Legend, janë gjithmonë në vëmendjen e mediave rozë

19:40
Habisin indonezianët/ Vrasin krokodilin gjigant dhe ikin për ta varrosur me fadromë…

Një ngjarje e çuditshme është shënuar në Indonezi. Banorët e fshatit Banbka Belitung, kanë parë pranë banesave të tyre një krokodil 4.5 metra të gjatë.

19:36
Kryeministri i Libanit jep dorëheqjen, zemërimi pas shpërthimit rritet

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar të hënën për dorëheqjen e qeverisë së tij, pas shpërthimit të 4 gushtit në Bejrut që ka nxitur zemërim të publikut dhe protesta masive.

19:22
Video/ Shpërthim i fuqishëm në SHBA, ka të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Baltimore të SHBA-ve, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë raportuar të lënduar.

19:22
​BE rrit punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor

Bizneset që ofrojnë punësim ose trajnim për të rinjtë do të përfitojnë nga kredia prej 85 milionë euro në saje të një pakete garancie prej 10 milionë euro të financuar nga Bashkimi Evropian.

19:07
Foto/ Dua befason fansat, shfaqet tepër seksi me qenushin në krahë…

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, aktualisht është duke shijuar jetën në Kaliforni.

18:58
Ndodh edhe kjo/ Biznesmeni kinez porosit maskë anticovid-19 në vlerë 1.5 milion dollarë

Një kompani izraelite e bizhuterive ka bërë të ditur se po punon në maskën më të shtrenjtë të koronavirusit në botë, një maskë ari të mbuluar me diamante, me një çmim fillestar prej 1.5 milion dollarësh.

18:44
Aksident fatal në Mat/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi R. D., banues në Dibër, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin B. M., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

18:38
​Një i vdekur dhe 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 762 testime për të dyshuar me COVID-19 nga të cilët 109 kanë rezultuar pozitivë.

18:36
Përshkallëzohet tensioni! 5 anije turke hyjnë në ujërat grekë

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot.

18:33
Këngëtari nigerian dënohet me vdekje për blasfemi

Një këngëtar në Kano, Nigeri, është dënuar me vdekje për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.

18:21
Terapia me plazmë për pacientët me covid-19/ Meta: Të ecet sa më shpejt, të kërkohet ndihmë nga Italia

Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me terapinë me plazmë kundër covid-19.

18:15
Shfaqet seksi dhe pozon foto pranë shtëpive të shkatërruara, vajza libaneze sulmohet ashpër në rrjete sociale (foto)

Një vajzë libaneze është duke u sulmuar në rrjet, pasi pozoi një “selfie” me sfondin e shtëpive të shkatërruara mbrapa shpinës së saj.

18:08
​Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10,56 milionë euro

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman përgjatë vitit 2020.

18:00
Rasti i Kadri Barrukut/ Bashkia Durrës: Ka përfituar 7 këste të bonusit të qerasë, përfitues i programit të rindërtimit

Bashkia Durrës ka bërë një sqarim në lidhje me rastin e Kadri Barrukut në Manëz të bërë prezent gjatë takimit të tij me Bashën mbi situatën e pas tërmetit.

17:48
OBSH-ja bën thirrje për “shtypje” të koronavirusit

Ekziston një “hapësirë e madhe globale” në mes të fondeve që duhen për luftim të koronavirusit, dhe fondeve që janë ndarë për këtë çështje, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

17:45
Shërohet nga Covid-19 Ralf Gjoni: Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se…

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni, ka rezultuar negativ në testin e fundit për covid-19.

17:38
“Tik Tok-u” i bën “gjëmën”/ Për më shumë pëlqime vajza ngjit gjuhën në shtyllën e hekurit

“Super Glue Challenge”, është një trend i ri në aplikacionin “Tik Tok”, e cila i kërkon përdoruesve të këtij rrjeti të ngjisin pjesë të trupit në objekte të ndryshme

17:32
Bejrut/ Po realizonin fotot e dasmës kur ra shpërthimi, reagimi i nuses tregon gjithçka (video)

Ajo që ndodhi në Bejrut më 4 gusht, është cilësuar si shpërthimi më i madh në të gjithë historinë e vendit. Kujtojmë që si pasojë, 158 persona ndërruan jetë, ndërsa 6.000 të tjerë u raportuan të lënduar.

17:25
Pas tragjedisë në Bejrut dhe protestave dorëhiqet e gjithë qeveria libaneze

Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në portin e Bejrutit, njoftoi ministri i Shëndetësisë së këtij vendi.

17:16
Masa akoma më të rrepta nga Greqia/ Vetëm 750 vetë në ditë do kalojnë nga Kakavija

Nga 17 gushti, Greqia do të kufizojë numrin e udhëtarëve që lejohen të kalojnë në doganën e Kakavijës.

17:09
Pas 35 vitesh, Toshiba s’do prodhojë më laptop

Gjigandi japonez Toshiba ka shitur pjesën e tij të fundit të aksioneve në prodhuesin e kompjuterave personal Dynabook.

17:04
Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë licencoi 29 laboratorë privatë për testimet për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS COV-2 në Institucionet Shëndetësore Private si dhe listën e institucioneve të licencuara deri më tani.

16:50
Në ditëlindjen e tij të 60-të, Antonio Banderas rezulton pozitiv me Covid-19

Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në ditëlindjen e tij të 60-të.

16:48
​Katari planifikon dëbimin e 500.000 punonjësve të huaj

Qeveria e Kuvajtit njoftoi se kanë një plan për dëbimin e mbi gjysmë milion punonjësve të huaj për të eliminuar kështu pabarazitë në tregun e punës dhe ndikimin mbi strukturën demografike.

16:42
Momente dramatike/ Gurë të mëdhenj rrëshqasin nga mali dhe…

Udhëtarët e një autostrade në Sichuan të Kinës, janë bërë dëshmitarë të një momenti dramatik, pasi shkëmbinjtë në anë të rrugës nisën të shembeshin papritur.

16:38
Kurti u kërkon ambasadorëve të huaj t’i ndihmojnë Kosovës në luftën kundër COVID-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh lider i opozitës në Kosovë, u ka nisur të hënën një letër të hapur ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj që veprojnë në Kosovë, duke iu kërkuar që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës në përballimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

16:38
Ylli i “Little Mix” tërheq vëmendjen gjatë pushimeve romantike

Perrie Edwards duket se po i shijon në maksimum pushimet romantike me të dashurin Alex Oxlade Chamberlain.

16:32
Tragjike/ E reja ndërron jetë dy ditë pas ditëlindjes…

Një grua në Britaninë e Madhe, ka ndërruar jetë dy ditë pas ditëlindjes, teksa ishte në pritje të kryente një transplant të veshkave.

16:28
Bojkoti i Superiores/ Ekipet e futbollit kërkojnë lehtësi nga taksat

Liga e Futbollit Profesionist në Shqipëri vijon me kërkesat e saj në drejtim të qeverisë Shqiptare, kërkesa që ajo i bëri pas mbledhjes së 5 gushtit pas një takimi me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

16:23
Parfumet e verës/ Këshillat për aromat në ditët e pushimeve

Aromat e verës, nëse i referohemi atyre klasike, kanë në përmbajtje lulet, agrumet, myshkut të bardhë, frutave etj. Megjithatë nëse bëjmë një vëzhgim në disa parfumeri në Tiranë, do të vëmë re që trendet kanë ndryshuar.

16:18
Borsh/ Mbytet një pushues

Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Borshit.

16:16
Pogradec/ Sherr mes dy personave, plagosen në kokë e këmbë me mjete të mprehta

Një konflikt midis dy shtetasve ka ndodhur në fshatin Remenj të Pogradecit.

16:03
Covid-19/ MSH: 125 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet për situatën epidemiologjike në vend, ku janë shënuar 125 raste të reja dhe një viktimë nga covid-19.

15:42
Tirana, 100 vite kryeqytet/ Historia e qytetit në vështrimin e një arkitekti

Pas Vlorës dhe Durrësit, shpallja e Tiranës kryeqytet ishte tentativa e tretë e shtetit të brishtë shqiptar.

15:34
Pyjet e Gjirokastrës po dëmtohen/ Rreth 6 mijë hektarë me pisha, nuk ekzistojnë më

E gjithë kurora e gjelbërt e halorëve që rrethon qytetin e Gjirokastrës është duke kaluar një situatë të vështirë për shkak të sëmundjes së proçesionares, por edhe për shkak të prerjeve të identifikuara përgjatë periudhës së fundit.

15:30
Basha takon të dëmtuarit e tërmetit/ Kreu i PD-së viziton fshatrat e zonës së Manzës

Kur u duk se politika kishte marrë pushimet verore, Lulzim Basha u shfaq në fshatin Kameras në Manzë të Durrësit, pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

15:24
“Shembeni pallatin tonë”/ Banorët e një pallati të dëmtuar në Durrës kërkojnë ekspertizë të huaj

Procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës po përballet me reagime të shumta nga ana e banorëve, të cilët kryesisht kërkojnë ekspertiza të thelluara dhe të sakta për objektet e tyre të banimit.

15:19
Burg për vrasësin e nënës/ Olsi Çekiçi i preu kokën në fshatin Buçimas, Pogradec

Gjykata e Pogradecit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Olsi Çekiçin,i cili vrau dhe preu në mënyrë makabre nënën e tij 70-vjeçare në fshatin Buçimas.