Inter kaloi në raundin tjetër të Europa Ligës pas fitores 2-1 ndaj Bajer Leverkusen, një rezultat që i jep të drejtën zikaltërve të jenë mes 4 më të mirëve të Europa Ligës. Asnjë tifoz i pranishëm në “Merkur Spiel-Arena” në një nga stadiumet e zgjedhur për fazën finale, aty ku italianët u imponuan fillimisht me Nikolo’ Barelën i aftë të shënonte pas një “rebound”.

Rrjeta e dytë erdhi nga Romelu Lukaku pas një asisti të Jang ndërsa Leverkusen ngushtoi diferencën me Kai Havertz por pa ndryshuar dot mbrëmjen e hidhur pavarësisht golit të fundit të talentit me skuadrën gjermane.

Për tu shënuar në mbrëmjen e Dyseldorfit edhe rekordi unik i Romelu Lukaku. Sulmuesi belg arriti të firmosë gol për herë të 9 radhazi në Europë, duke kaluar legjendën angleze Alen Shirëri, i ndalur në kuotën 8 golave.

Mançester Junajtid kaloi gjithashtu mes më të mirëve por për këtë iu desh të priste pjesët suplementare. ‘Djajtë e Kuq’ vuajtën përtej parashikimit me danezët e Kopenhagen që rezistuan për 90 minuta duke çuar ndeshjen në shtesë. Në Rain Energie Stadion u desh një penallti për të rrëzuar fortesën nordike, madje për këtë arbitri kërkoi ndihëmn e sistemit VAR. Nga pika e bardhë Bruno Fernandesh i dha epërsinë anglezëve, e me të dhe kualifikimin.

Top Channel