Aromat e verës, nëse i referohemi atyre klasike, kanë në përmbajtje lulet, agrumet, myshkut të bardhë, frutave etj. Megjithatë nëse bëjmë një vëzhgim në disa parfumeri në Tiranë, do të vëmë re që trendet kanë ndryshuar.

Vajzat dhe djemtë preferojnë edhe në verë aromat e forta.

Edhe pse ne drejtohemi për tek parfumet e lehta në verë, shqiptarët mbajnë në zgjedhjen e tyre gjithmonë parfumet e forta. Përbërësit kryesorë që e bëjnë parfumit sa më dominant janë myshku, druri, paçuli. Kjo bën që parfumi të jetë sa më potent.
Njerëzit kanë interes për aromat e reja, por edhe ato klasike mbeten. Trëndafili, lulet e bardha dhe myshku. Është një aromë e freskët dhe goxha e qëndrueshme.

Meqënëse nuk ka një ndarje të qartë në aromat që pëlqejnë specifikiast vajzat she djemtë duket se tendencat e fundit shkojnë drejt linjave unisex.
Ka linja që i kanë të ndara. Parfumet e meshkujve dhe ato të femrave. Por sëfundmi linjat e reja sa vjen dhe bëhen unisex. Kjo për shkakun e vetëm sepse meshkujt kanë filliar të pëlqejnë aromat e freskëta dhe janë aniar tek lulet. Por edhe femrat kanë filluar të duan parfume të forta dhe tepër mashkullore, që të ndihen sa më shumë duke ecur dhe të lene parfumin prapa.

Por a vazhdojmë të jemi ende fansa të Francës kur vëhet fjalë për parfumet, apo vështrimin po e drejtojmë nga lindja.
Pjesa më e madhe pëlqen Francën, duke qenë se njihet edhe për parfumet, por në top qëndron Amuzhi që është një brand arab. Në Shqipëri pati pëlqim tepër të madh për shkakun e vetëm se ka 40 vajra në përbërje dhe kjo bën që në lekurë të qëndrojë akoma më gjatë.

Çdo sezon aromat tona të preferuara lidhen me temperaturat e jashtme. Gjithsesi parfumierët punojnë që të hedhin në treg parfumet që i përshtaten më mirë lëkurës suaj. Prandaj çdo zgjedhje mund të jetë e favorshme.

Top Channel