“Tik Tok-u” i bën “gjëmën”/ Për më shumë pëlqime vajza ngjit gjuhën në shtyllën e hekurit

10/08/2020 17:38

“Super Glue Challenge”, është një trend i ri në aplikacionin “Tik Tok”, e cila i kërkon përdoruesve të këtij rrjeti të ngjisin pjesë të trupit në objekte të ndryshme

Vala e sfidës, duket se ka marrë dhe një vajzë në Gjermani, e cila zgjodhi për të ngjitur gjuhën në një shtyllë hekuri, e të gjithë këtë veprim e filmoi me celularin e saj. E gjithë sfida, ishte bërë për disa pëlqime më shumë në “Tik Tok”.

Pasi realizoi videon, vajza e kishte të vështirë të shkëputej nga shtylla, e për ta ndihmuar kanë ardhur forcat zjarrfikëse. Si pasojë e këtij veprimi, vajza ka pësuar dëmtime të lehta, shkruajnë mediat e huaja.

Në lidhje me rastin ka pasur një reagim nga policia e Mannhemit: “Ju lutemi mos kopjoni çdo gjë në Internet. Mos bëni gjëra të tilla për më shumë klikime në rrjete sociale, nuk është gjë e mirë”.

Top Channel