“Dhuna nuk ka vend në demokraci”/ Nga Macron te kryeministri i Spanjës, liderët botërorë lënë pas mosmarrëveshjet dhe reagojnë për sulmin ndaj Trump
Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në portin e Bejrutit, njoftoi ministri i Shëndetësisë së këtij vendi.
Hamad Hassan tha se vendimi ishte marrë nën presion në rritje nga qytetarët dhe të disa ministrave të cilët kishin paralajmëruar se do të jepnin dorëheqjen.
“E gjithë qeveria dha dorëheqjen,” u tha ai gazetarëve në fund të një takimi të kabinetit qeveritar.
Ai shtoi se kryeministri Hassan Diab do të shkojë në pallatin presidencial për të “dorëzuar dorëheqjen në emër të të gjithë ministrave”.
Masa erdhi pas dy ditësh demonstratash në Bejrut ku pati edhe përleshje mes protestuesve që kërkonin largimin e qeverisë dhe forcave të sigurisë që u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Top Channel