Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Një këngëtar në Kano, Nigeri, është dënuar me vdekje për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.
Yahaya Sharif-Aminu, 22 vjeç, u shpall i fajshëm nga një gjykatë e lartë e Sharia (ligj fetar) për këngën e tij që nisi të qarkullonte përmes Whatsapp në mars të këtij viti.
Muzikanti nigerian nuk i mohoi akuzat, megjithëse gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha që mund të apelonte kundër verdiktit.
Kritikët thanë se kënga ishte blasfemike pasi mbivlerësonte një imam nga vllazëria myslimane Tijaniya, duke e ngritur atë më lart se Profeti Muhamed.
Këngëtari, i cili është momentalisht në dënim, është fshehur që kur kompozoi këngën.Protestuesit dogjën shtëpinë e familjes së tij dhe u mblodhën jashtë ndërtesës së policisë islamike, njohur si Hisbah, duke kërkuar veprim të menjëhershëm ndaj artistit.
Hera e fundit që një gjykatë Sharia në Nigeri ka dënuar dikë me vdekje për blasfemi ka qenë në vitin 2016.
Top Channel