Momente dramatike/ Gurë të mëdhenj rrëshqasin nga mali dhe…

10/08/2020 16:42

Udhëtarët e një autostrade në Sichuan të Kinës, janë bërë dëshmitarë të një momenti dramatik, pasi shkëmbinjtë në anë të rrugës nisën të shembeshin papritur.

Pamjet e bëra virale, tregojnë momentin kur gurët e mëdhenj nisin të rrëshqasin dhe të hidhen mbi makinat.

Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa rruga mbeti e bllokuar për orë të tëra duke paralizuar lëvizjet e makinave.

Sipas autoriteteve rrëshqitja e shkëmbinjve është bërë për shkak të shiut të dendur që ka përshkruar ditët e fundit këtë rajon.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel