Foto që nuk duhen humbur/ Në brendësi të fisit të rrallë kanibal…

10/08/2020 20:05

Fotografi të rralla na kanë dërguar në përditshmërinë e një fisi kanibal, të njohur si “Dani”. Burrat, gratë e fëmijët e këtij fisi janë të famshëm për veshjet e tyre.

Ata mbajnë në qafë varëse të formuara nga dhjami i derrit, e të zbukuruara me pendë shpendësh. Ndërsa kryetari i fisit, si shenjë unifikuese, mban në hundë dy dhëmbë kafshësh. Burrat e fisit “Dani” njihen si luftëtarë të zotë, këtë e tregojnë dhe harqet e shtizat që nuk i heqin kurrë nga dora.

Ata ushqehen me kafshë të egra, të cilat i zënë vetë. Ndërsa për të fotografuar këtë fis, është shumë e vështirë, pasi anëtarët e saj nuk janë shumë miqësor me të huajt.

Fisi ka një komunitet jo të pakët dhe përbëhet nga 25.000 banorë.

 

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Top Channel