Në Minsk të Bjellorusisë u shënua nata e dytë e protestave masive të cilat nisën pas zgjedhjeve shumë të diskutueshme të së dielës. Gjatë përleshjes me protestuesit policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Zyrtarët thonë se nga përplasja me policinë ka mbetur i vdekur një demostrues, të cilit i shpërtheu sasi eksplozivi në dorë duke shënuar viktimën e parë që nga fillimi i protestave. Gjithashtu bëhet me dije se janë plagosur dhjetëra demostrues.

Në zgjedhjet e së dielës, presidenti autokratik Alexander Lukashenko fitoi 80% të votave. Rivalja e tij kryesore Svetlana Tikhanovskaya nuk e pranoi rezultatin duke pretenduar se ajo është fituesja e vërtetë e zgjedhjeve.

Mungesa e komisionerëve dhe vëzhguesve ka ngritur dyshime të forta për zgjedhjet në Bjellorusi, ku pretendohet për një manipulim të gjerë të votave.

Top Channel