VIDEO/ Inter-Bayern Leverkusen, gola e spektakël në çerekfinale…

10/08/2020 22:04

Një sfidë e përshtatshme për çerekfinale ajo mes Interit dhe Bayern Leverkusen. Ekipi zikaltër kaloi i pari në epërsi, me një gol të Barrelas në minutën ’15-të të takimit.

Mesfushori shfrytëzoi rrëmujën në zonë kundërshtare dhe me një gjuajte të fortë me të jashtme mposhti portierin Hardecky. Nuk vonoi shumë dhe ishte radha e të përhershmit Lukaku, për të vendosur gjurmën e tij në një takim. Sulmuesi belg, shfrytëzoi të një top të dhënë nga Yang dhe shumë pranë 11 metërshit bëri golin e dytë për zikaltërit.

Ndërsa ekipi i aspirinave, reagoi me anë të një kundërsulmi, duke gjetur në befasi mbrojtjen zikaltër. Ishte Haverts ai që do të ngushtonte diferencën dhe do të mbante ende në lojë të tijët. Sakaq, ndeshja tjetër ajo mes Munchester United dhe Copehnagen ka përfunduar me rrjeta të paprekura, ku të dyja skuadrat kanë pasur shanse shënimi, po deri më tani janë treguar të pasaktë përpara portës.

Top Channel