E diel, 16 Gusht 2020
13:30
Shkelën masat ndaj COVID-19, mbyllen për 6 muaj 4 subjekte përsëritëse në Tiranë

15 persona janë gjobitur me nga 1 mln lekë të vjetra për shkak se nuk kanë zbatuar protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID – 19.

13:23
Rusia e konfirmon, ka nisur prodhimi i vaksinës

Rusia ka deklaruar se e ka prodhuar tashmë pjesën e parë të vaksinës së saj kundër koronavirusit pasi presidenti Vladimir Putin, të martën, njoftoi regjistrimin e saj duke u bërë i pari lider në botë që thotë se ka në dorë vaksinën.

13:16
Rekord infektimesh/ OBSH: Shifra më e lartë deri më sot

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se numri i konfirmuar i rasteve të koronavirusit në shkallë globale është rritur me më shumë se 294 mijë në 24 orët e fundit, shifër kjo më e larta e regjistruar deri më tani.

13:09
Vaksinat e gripit, rritje rekord e prodhimit në botë

Një numër rekord vaksinash gripi janë prodhuar nga kompanitë farmaceutike në botë për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që autoritetet shpresojnë të evitojnë një krizë në spitale të shkaktuar nga një rikthim i covid 19 në dimër.

13:00
Vdes një prokuror i Kosovës nga koronavirusi

Prokurori Esat Ademi ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, të dielën në mëngjes.

12:55
Presidenti Meta reagon për situatën në Kakavijë: Qeveria t’u bëjë tamponin falas shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta duke reaguar mbi situatën në Kakavijë, thotë se shqiptarët atje nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe pa shtet.

12:49
Radhët në Kakavijë/ Vokshi: Mijëra shqiptarë në kufi pa ujë pa ushqime, krizë që tregon dështimin e qeverisë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se mijëra shqiptarë po torturohen dhe rraskapiten prej 5 ditësh në kufi, pa ujë pa ushqime.

12:43
Agronomi që mbledh hekura/ Mes rrënojave të godinave që shembi tërmeti në Laç siguron të ardhurat për familjen

Kjo është çfarë ka mbetur nga shembja e pallateve në lagjen numër 4 të qytetit të Laçit pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:30
Deri në javën e ardhshme pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, në një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

12:24
Zbardhet plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim autori që qëlloi me pistoletë pas konfliktit (Emri)

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen gjatë mbrëmjes në Shirokë ku u plagos aksidentalisht një kalimtar rasti.

12:19
Kufijtë me Greqinë të hapura deri sot në 22:00! Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa …

Ministrja Xhaçka konfirmon se veç Kakavijës edhe Kapshtica do të qëndrojë e hapur deri në orën 22:00 të ditës së sotme.

12:11
Greqia hap sërish Kakavijën/ Autoritet greke vijojnë punën përtej kuotave ditore të plotësuara

Është arritur kuota prej 750 personash që pala greke lejon për të kaluar kufirin, por pas urdhrit të dhënë nga pala greke ka rinisur sërish puna në doganën e Kakavijës.

12:01
100-vjetori i luftës së Vlorës, Meta vlerëson 6 Kapedanët e Bregut: U dalluan për guximin dhe trimërinë

Presidenti Meta vlerëson gjashtë Kapedanët e Bregut në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës: Geni i shquar i bijve të Himarës i bën nder identitetit kombëtar shqiptar.

11:54
​Peja në shtator synon kthimin e nxënësve në shkolla

Drejtoria e Arsimit në Pejë vlerëson që mësimi i rregullt në klasë duhet të fillojë në shtator, nëse deri atëherë nuk ka përkeqësim të situatës së krijuar nga pandemia me Covid19.

11:50
Rusi, tejkalon 922 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685.

11:42
Plotësohet kuota prej 750 personash në Kakavijë, qeveria greke jep njoftimin e rëndësishëm

Kaos dhe revoltë paraqiten në këto momente në pikën kufitare të Kakavijës, ku prej ditësh qytetarët janë në pritje për të kaluar kufirin.

11:32
Putin premton mbështetje për Lukashenkon

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, tha se Rusia është pajtuar të ofrojë asistencë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake.

11:15
Pamje me dron/ Plotësimi i kuotës në Kapshticë, emigrantët nuk “heqin dorë”, mijëra qytetarë ende në radhë!

Policia Kufitare e Kapshticës ka lajmëruar mëngjesin e sotëm se kuota e caktuar e qytetarëve për të kaluar drejt Greqisë është plotësuar.

11:09
​Dy ministra të AAK-së në SHBA, zhvillojnë takime më zyrtarë të lartë amerikanë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, kanë mbërritur në ShBA.

11:01
Monitorime me dron/ Hiqen 138 patenta, 2051 gjoba! 8 shoferë përfundojnë në komision

Gjatë fundjavës 138 patenta janë hequr dhe 2051 gjoba janë vënë. Është ky bilanci i 24 orëve të fundit të Policisë Rrugore.

10:55
Trump thotë se do të rikthejë sanksionet ndaj Iranit në OKB, javën e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të tentojë të rikthejë sanksionet ndaj Iranit në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme, lëvizje kjo që do t’i jepte fund marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe do ta fuste OKB-në në krizë diplomatike.

10:48
Kosovë/ ​Kryeprokurori Lumezi del pozitiv me Covid-19

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv.

10:42
Afrikë, shënohen mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.112.732 numri i rasteve me koronavirus.

10:36
Pamje ‘apokaliptike’/ Bie breshër sa një top ping-pongu në Greqi, thyhen xhamat e makinave (FOTO)

Breshër me madhësi sa një top ping-pongu ka rënë pasditen e kësaj të shtune në Kastoria, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në makina dhe panele diellore.

10:27
Rita Ora me të dashurin në resortin luksoz në Korfuz/ Festë në mediat greke, por “harrojnë” një detaj (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit në media. Paparacët kapën shumë fotografi të saj gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

10:16
Vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Në Indi i cili është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusit në botë në 24 orët e fundit janë shënuar 944 vdekje.

10:07
​3.924 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

Numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë.I lartë mbetet edhe numri ditor i të vdekurve nga ky virus.

10:00
SHBA i dhuron Shqipërisë të tjera komplete testimi për COVID-19, Yuri Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo e çon në 32 160 numrin e testeve të dhuruara.

09:57
Radhë të gjata në aeroportet gjermane, turistët që kthehen nga Spanja testohen për Covid-19

Në aeroportet gjermane janë krijuar radhë të gjata të turistëve që kthehen nga Spanja pasi qeveria vendosi testimin e të gjithë atyre që kthehen në vend.

09:51
Plotësohet kuota prej 300 personash në ditë, mbyllet për sot Dogana Greke në Kapshticë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se për sot Dogana Greke e Krystallopigi është e mbyllur.

09:43
Presidenti Meta publikon foto nga pushimet në jug: Mirëmëngjes nga Ballkoni i Bregdetit

Presidenti i vendit po kalon pushimet në jug dhe nuk heziton të ndaj foto me ndjekësit e tij, nga vendet e bukura të bregdetit shqiptar.

09:33
E diela fillon me radhë kilometrike në Kakavijë, vetëm 750 persona do të kalojnë për në Greqi

Dita e katërt e radhëve e ka gjetur Kakavijën sërish mes vargut kilometrik të automjeteve në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

09:25
Arrestohen 3 persona në Durrës/ Tentuan të kalojnë me autobus 26 kg mariuanë, i kishin fshehur në …

Një sasi prej 26 kg marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit.

09:16
S’kanë fund surprizat, Lyoni eliminon City-n e Guardiolës

Tjetër skuadër e madhe dhe pretendente eliminohet në çerekfinale të Championsit. Pas Atleticos dhe Barçës, ishte radha e Mnachester City-t, që u mposht 3-1 nga Lyoni, me francezët të cilët do të përballën me Bayernin në gjysmëfinale.

09:10
Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Pogradec

Është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

09:06
Hyn në fuqi rregulli i ri/ Nga sot kush futet në Greqi karantinë 1 javore

Nga sot, e dielë 16 gusht, kushdo që futet në pikat kufitare të Greqisë do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

08:57
Bllokimi i shqiptarëve në Varshavë, Ministria e Jashtme: I kthyem në mëngjes me charter, Polonia vendim të papritur …

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas bllokimit të shqiptarëve në Varshavë të cilët nuk arritën dot të hyjnë në Poloni.

08:00
Bjellorusi, Putin premton mbështetje për presidentin Alexandër Lukashenko

Presidenti Bjellorus, Alexandër Lukashenko ka deklaruar se Rusia ka pranuar të ofrojë ndihmë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake. Lukashenko gjithashtu shprehu shqetësime për ushtrimet ushtarake të NATO-s që po zhvillohen në Poloni dhe Lituaninë fqinje.

07:40
Foto/ U përdhunua në moshën 14 vjeçare në një festë, 23-vjeçarja i jep fund jetës

Një nga vajzat e dokumentarit të rrjetit amerikan Netflix mbi traumën e sulmeve seksuale, Daisy Coleman ka vrarë veten në moshën 23 vjeçare. Lajmin e dha nëna e saj Melinda e cila i kishte kërkuar policisë të kontrollonin nëse bija e saj ishte mirë, pasi nuk kishte kontaktuar me të.

07:18
Parashikimi i motit/ Temperatura deri në 37 gradë celcius, ja në cilat zona do të ketë reshje

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

07:00
Studimi/ Izolimi na bëri pijanecë, ja si u shtuan pijedashësit gjatë karantinës

Pandemia e koronavirusit ndërroi shumë nga sjelljet tona të përditshme dhe një nga to është dhe konsumimi i alkoolit.

06:28
Ndërron jetë në moshën 71 vjeçare Robert Trump, vëllai i presidentit Donald Trump

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

06:17
Francë/ Vala e të nxehtit, mijëra peshq të ngordhur në liqene

Rreth 10 tonë peshk janë gjetur të ngordhur në liqenin Enghien les Bains në Val d’Oise, Francën veriore, për shkak të valës së fundit të të nxehtit që ka goditur rajonin. Jean Pierre Enjalbert, president i SIARE, sindikatës që merret me menaxhimin e ujërave lokalë tha se i nxehti dhe mungesa e ujit të pastër dhe të freskët ka ulur nivelin e oksigjenit në liqen duke shkaktuar ngordhjen e peshqve.

05:56
Mbi 21 milionë të infektuar në botë, SHBA e para për numrin e rasteve dhe vdekjeve

Ka shkuar mbi 21 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më shumë se 5.3 milionë të infektuar.

05:35
Zbuloni si të mbroni veshkat në mënyra natyrale

Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për trupin. Veshkat filtrojnë gjakun, ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në organizëm. Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i gjallërisë.

05:14
Njihuni me vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve.

04:53
Shumë ujë pak kalori/ Njihuni 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto ushqime të shëndetshme të listuara më poshtë, të cilat jo vetëm hidratojnë, por edhe përmirësojnë energjinë, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm e mbi të gjitha kanë pak kalori.

04:32
Tërshëra, 3 gabimet që të pengojnë të humbisni peshën

Tërshëra është një produkt shumë i mirë për rënien nga pesha dhe për mbarëvajtjen e saj. Studimet të cilave u referohet thonë se tërshëra është shumë e pasur me fibër dhe për rrjedhojë e mban njeriun të ngopur gjatë dhe nuk e shtyn drejt zgjedhjeve jo të shëndetshme në ushqyerje.

04:11
Vazhdojnë protestat në Rusi kundër arrestimit të ish-guvernatorit

Turma të mëdha njerëzish dolën në rrugët e qytetit rus të Khabarovskut të shtunën si pjesë e protestave që shpërthyen pas arrestimit të ish-guvernatorit Sergey Furgal. Që nga arrestimi i tij më 9 korrik, banorët kanë demonstruar çdo ditë në qytet, me një pjesëmarrje në rritje të ndjeshme gjatë fundjavës.

03:46
Erdogan: Turqia “nuk do të tërhiqet” nga ballafaqimi me Greqinë në Mesdhe

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Turqia nuk do të tërhiqet para paralajmërimeve për sanksione dhe as para inkursioneve në një territor të cilin ajo e pretendon si të vetin në Detin Mesdhe, ku ajo dhe Greqia, anëtare e BE-së, janë mbërthyer në një ballafaqim mbi të drejtat për shpim-kërkim në një territor të diskutueshëm.

03:25
Si u shpërnda globalisht teoria e komplotit “QAnon”?

Deri së fundmi, teoria e komplotit e njohur si “QAnon” ishte kryesisht një fenomen amerikan, e cila mbështet idenë e paprovuar se Presidenti amerikan Donald Trump po lufton në fshehtësi “kundër një grupi të fuqishëm” pedofilësh që kontrollojnë botën, i ashtuquajturi “deep state” (shtet brenda shtetit). Ky term i referohet një teorie konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan ka një komplot nga një qeveri e fshehur brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme.

03:03
Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

02:41
Teknologjia e re e prodhimit të vaksinës për COVID-19

Një laborator në Londër është duke përdorur teknologji të sofistikuar, duke përfshirë një robot, për studimin e vaksinës. Roboti kryen teste për të zbuluar antitrupa në gjakun e pjesëmarrësve në provat klinike. Një ekip shkencëtarësh i Universitetit Imperial të Londrës para disa muajve filloi prodhimin e një prototipi të vaksinës kundër koronavirusit. Tani vaksina po provohet në një shkallë më të gjërë.

02:20
Presidenti Trump lëshon një tjetër urdhër kundër Tik Tok

Presidenti Donald Trump urdhëroi kompaninë kineze “ByteDance” të premten që aplikacioni i saj “TikTok” brenda 90 ditësh të shesë operacionet në SHBA, përpjekja e fundit për të rritur presionin ndaj kompanisë kineze lidhur me shqetësimet mbi sigurinë e të dhënave personale.

01:57
Solskjaer para ndeshjes me Sevillan: Na duhet zgjuarsi dhe kreativitet, gati fizikisht dhe mendërisht

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është i sigurt për suksesin e ekipit të tij në prag të gjysmëfinales së Europa League kundër Sevilla. Edhe pse “Djajve të kuq” iu deshën 120 minuta lojë për të eliminuar Copenhagenin, norvegjezi siguron se futbollistët e tij janë gati për këtë sfidë.

01:39
Covid-19 pasoja në shëndetin mendor, mjekët zbulojnë simptomat te të mbijetuarit e sëmundjes

Dy muaj pasi u sëmur me Covid-19, Julie pati halucinacionin e parë të saj. “Filloi ngadalë. Po përpiqesha të ndiqja një emision në televizion e më pas nuk mund të lexoja më fjalët në ekranin e telefonit tim. Gjërat u përkeqësuan më tej. E di që ngjan e çuditshme, nuk di as si ta përshkruaj, por dukej sikur diçka po pushtonte trurin dhe trupin tim”, thotë ajo.

01:18
Covid-19/ BE do blejë 400 mln vaksina, në disa vende europiane rekorde të reja infektimi

Mbajmë premtimet tona. Komisioni Evropian ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e rreth 400 milionë dozave për vaksinën e ardhshme të koronavirusit – ka shkruar në Twitter Ursula von Der Leyen, presidente e komisionit të BE.

01:02
Normalizohet kalimi në Kapshticë, vetëm të shtunën drejt Greqisë kaluan mbi 5000 persona

Pas 12 orësh radhësh dhe orë të tëra pritje për emigrantët shqiptarë që donin të kalonin kufirin situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është kjo.

00:44
Kakavijë, kalimi edhe gjatë natës/ Ministria e Jashtme: Kalimi në kufi përgjatë natës së shtunës duke gdhirë e diela

Kakavija qëndron e hapur gjatë natës për të mundësuar kalimin e emigranteve për në Greqi, njoftoi në mbrëmje ministria për Europën dhe Punet e Jashtme.

00:26
Kaosi në Kakavijë/ Ambulanca vret fëmijën 10 vjeç teksa lëvizte me shpejtësi

Në pikën kufitare të Kakavijës mijëra persona qëndruan të bllokuar edhe të shtunën. Ata janë shtetas shqiptare me leje qëndrimi në Greqi që po kthehen për t’i shpëtuar rregullit që i detyron të karantinohen një javë.

00:13
Ironia e fatit, nëse Coutinho fiton Championsin, Barça humbet 5 milionë euro

Philippe Coutinho ishte një nga protagonistët e fitores së Bayernit kundër Barcelonës. Braziliani është ende në pronësi të ekipit katalan, i cili e huazoi atë te kampionët e Gjermanisë verën e kaluar.

E shtunë, 15 Gusht 2020
23:55
Champions League/ Lyon mposht Manchester Cityn, ja notat e lojtarëve

Lyon vazhdon të surprizojë në Champion League. Pasi eleminoi Juventusin, francezët eleminuan edhe Manchester Cityn duke i mposhtur me rezultatin 3-1.

23:40
Lopetegui para ndeshjes me Manchester United: Skuadra ime di si të përballet me emra të mëdhenj

“Jemi të qetë, të gatshëm dhe të etur për të luajtur. Jemi ambiciozë dhe djemtë janë gjithashtu pak të emocionuar dhe po presin me padurim për të zbritur në fushë.”

23:21
Vazhdojnë surprizat në Champions League, Lyon fundos Manchester Cityn

Dy skuadra gjermane dhe dy franceze do të luftojnë për trofeun më prestigjioz për klube. Lyon iu bashkua bashkëkombësve të Paris SG dhe gjermanëve të Bayern Munchen e Leipzig në listën e katër skuadrave më të mira të kontinentit, pas fitores 3-1 kundër Manchester City-t në çerekfinalen e Champions League.

23:01
Bilanci/ Koronavirusi në Itali, vijon rritja shqetësuese e të infektuarve

Vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet atje, janë 629 raste të reja të konfirmuara gjatë ditës së fundit, por fatmirësisht vetëm katër viktima.

22:52
Komandanti i KFOR-it viziton Deçanin

Situata e përgjithshme në zonën e veçantë të mbrojtur të Deçanit ka qenë temë diskutimi mes komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, Michele Risi dhe kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

22:43
A lidhet hiperpigmentimi i lëkurës me koronavirusin? Tritan Kalo jep mesazhin e rëndësishëm: Të vetmet raste…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë një sqarim në Facebook rreth pigmentit të lëkurës dhe shqetësimeve për COVID-19.

22:35
Hiroshima në foto me ngjyra/ Pamjet e pazbuluara të bombës atomike që tronditi botën

Kjo e shtunë shënon 75 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore por për shumë vetë mbetet një ditë e rëndësishme.

22:24
FOTOT intime në jaht/ Ronaldo harron disfatën në Champions, ja si e ngushëllon Georgina

Ashtu siç e lajmëroi edhe disa ditë më parë, Cristiano Ronaldo ka lënë pas krahëve eliminimin nga Champions League për t’i kushtuar pak më shumë kohë familjes dhe reflektimit të tij për të ardhmen.

22:07
Sherr me thika e pistoleta në Vlorë, policia në vendngjarje (Detajet e para)

Një person është plagosur me armë mbrëmjen e kësaj të shtune, në qytetin e Vlorës.

21:58
Ministrja Xhaçka ka një njoftim për qytetarët që kalojnë pikat kufitare me Greqinë

Të gjithë qytetarët që ndodhen në pjesën më të largët nga pika kufitare do të ishte e udhës të ktheheshin, pasi nuk do mund të kalonin kufirin brenda datës 16 gusht për të evituar 7 ditë karantinimin, sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria greke.

21:51
Fëmijët e të famshmëve të ekranit që duken të njëjtë me prindërit e tyre (foto)

Megjithë adhurimin e publikut për figurat e ekranit, të muzikës e sporteve, duket se të njëjtën famë do të ketë edhe pasardhësit e tyre, sidomos ata që ruajnë tipare të njëjta me prindërit e famshëm.

21:41
Çifti i famshëm nxjerr fotot, e pabesueshme si dukeshin pa tatuazhe

Heidi Lavon e James Marshall Ramsay adhurojnë tatuazhet, ndërsa në një intervistë me të përditshmen britanike ‘Daily Star’ ata sollën edhe foto për të treguar sesi dukeshin para se nisnin dekorimet artistike trupore.

21:33
Ministria e Jashtme: Pika Kufitare e Kakavijës vijon punën edhe gjatë natës. Duke filluar nga e hëna …

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, në nivelet më të larta me autoritetet e saj, është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

21:27
Ja sa do të kushtojë vaksina kundër Covid-19

Vaksina kundër Covid – 19 shihet si mënyra për t’i rikthyer botës normalitetin shoqëror duke nisur nga viti i ardhshëm.

21:22
Amerikania rigjen britankun që njohu në bar 2 vjet më parë, por nuk përfundoi mirë

Kate Lefler përdori të gjithë fuqinë e internetit dhe të mediave sociale për të rigjetur një djalë me të cilin ishte takuar gjatë pushimeve në Plymouth në jug të Anglisë, por çështja nuk përfundoi me “… dhe që atëherë jetuan përgjithmonë të lumtur”.

21:17
Situata kaotike në kufi/ Rama: Kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. I lutemi qytetarëve …

Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi ne twitter shkruan rreth situatës kaotike të krijuar në kufi.

21:06
“Shkodra Jazz Festival” në Tiranë

“Shkodra Jazz Festival” do të vijë për herë të parë në Tiranë. Prej vitit 2005 I thyer në traditë në nder të artistit Rrok Jakaj, ky festival do të mbahet në Tiranë në data 15, 16 dhe 31 Gusht 2020.

20:59
(Emri) Vrau në Greqi, shqiptari arrestohet në Londër

Një shqiptarë i kërkuar për vrasje në Greqi kishte zgjedhur si vend fshehje Londrën por është arrestuar.

20:52
Holandë, autoritetet lëshojnë paralajmërime udhëtimi për Spanjën, Francën, Belgjikën

Holanda njoftoi sot se po lëshon paralajmërime të reja në lidhje me COVID-19 për personat që udhëtojnë drejt Spanjës, Francës dhe Belgjikës.

20:44
Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh.

20:40
Algjeria rihap plazhet, kafenetë dhe xhamitë

Algjeria njoftoi sot rihapjen graduale të xhamive dhe vendet e saj të relaksimit, si kafenetë, restorantet, parqet dhe plazhet, një vendim i mirëpritur pas pesë muajsh bllokime për shkak të koronavirusit të ri.

20:38
“Keqardhje e thellë” Perandori i Japonisë shënon 75-vjetorin e kapitullimit të luftës

Japonia ka shënuar sot 75-vjetorin e kapitullimit të saj në Luftën e Dytë Botërore teksa perandori Naruhito shprehu “keqardhje të thellë” për veprimet e vendit të tij gjatë kohës së luftës, në një ceremoni solemne, të kufizuar gjithashtu prej pandemisë së koronavirusit.

20:24
Miss Sllovakia 2020 shpallet vajza me origjinë shqiptare

Në finalen e mbajtur të Miss Slovakisë, më datën 14 gusht, Leona Novobërdaliu u kurorëzua si mbretëresha e re e bukurisë.

20:18
Lahuta gjallëron alpet/ Takimi mes brezave në Curraj të Epërm

Muzika, vallet dhe tingujt e lahutës jehuan për disa ore në alpet e Currajve të Eperm, në Bjeshket e Namuna.

20:14
Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin të Lezhës

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Shëngjin.

20:11
73-vjeçari që mposhti Covidin/ I sëmurë me diabet, 4 unaza në zemër dhe trompozë në mushkëri

Fatmiri eshte vertet me fat, 73 vjec dhe pavaresisht disa semundjeve bashkeshoqeruese ja doli te futonte betejen me koronavirusin.

20:08
Katastrofa mjedisore në Mauritius/ Thyhet në dy pjesë çisterna japoneze e naftës

Çisterna japoneze MV Wakashio që pësoi defekt në detin e virgjër të ishujve Mauritius me rreth 4000 ton karburant në bord, tashmë është ndarë në dy pjesë.

20:07
Vaksina kundër Covid 19, mesazhi nga Ambasada Amerikane

Shpejtësia e shumë vendeve për të prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit nuk ka lënë pa një koment edhe të vetë ambasadës amerikane në Tiranë.

20:07
Luana Vjollca thyen rekord me “Locos”, Philipp Plein i jep “bekimin”!

Sukseset e ndjekin kudo Luana Vjollcën, edhe në karrierën e saj si këngëtare.

20:01
4 mijë flamingo në Darzezë/ Shpendët vijnë në Shqipëri, nga Franca, Spanja dhe Italia

Rreth 4 mijë flamingo kanë pushtuar bregdetin e Darëzezës, duke ndaluar në parkun e Pishporos.

19:57
Rama: Po flasim me Greqinë/ Kryeministri: Keqardhje për ata që po qëndrojnë në radhë

Radhët kilometrike dhe situata e rënduar në Kakavijë prodhuan reagime te forta të politikës.

19:55
Video/ Vijon vargu i automjeteve në kufirin shqiptaro grek

Sipas rregullave të përcaktuara nga BE për të gjitha vendet anëtare të saj, çdo shtetas që futet në Greqi, qoftë nga kufijtë shqiptarë apo edhe nga kufijtë e shteteve të tjera, duhet të kryejnë testin anti-COVID dhe duke nisur nga data 17 gusht do të duhet të karantinohen për 7 ditë.

19:43
Restoranti kinez kërkon falje për “peshimin” e klientëve para darkimit

Një restorant në Kinën qendrore ka kërkuar falje pasi inkurajonte klientët të peshoheshin fillimisht dhe më pas të porosisnin ushqimit sipas nevojës së tyre të saktë.

19:41
Rusia thotë se ka prodhuar grupin e parë të vaksinave

Rusia njoftoi sot se ka prodhuar vaksinat e saj të para kundër koronavirusit, të shikuara me skepticizëm nga pjesa tjetër e botës.

19:33
Radhë të gjata kilometrike në pikën kufitare të Bullgarisë me Greqinë

Është rënduar trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë.

19:18
Ministria greke e Shëndetësisë shton ekipet në kufi për marrjen e testeve

Ministria greke e shëndetësisë ka vendosur ekipe shtesë në kufi me qëllim vazhdimin e punës për 24 orë pa pushim.

19:16
Chuck Norris me video kërcënuese për presidentin bjellorus Lukashenko: Do të të bëj të qash

Legjenda e filmave të aksionit të Hollywood, Chuck Norris ka postuar së fundmi një video të vetes ku duket se kërcënon presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili po përballet me kritika për shtypjen e protestave pas akuzave për manipulime në zgjedhje.

19:11
Foto/ Ushtria nuk braktis qytetarët në Kakavijë, shpërndajnë shishe me ujë

Ushtria ndodhet në terren në mbështetje të qytetarëve në situatën e vështirë që po kalojnë.

19:03
Heshtja “shurdhuese” e Messit, Interi “përgjon pas dere”

Pas poshtërimit në Champions League nga Bayerni i Mynihut, te Barcelona “zhurmën” më të madhe po e bën heshtja e Messit. Një heshtje “shurdhuese”, e cila hedh hije dyshimi mbi të ardhmen e Leos te “blaugranat”.