Radhë të gjata kilometrike në pikën kufitare të Bullgarisë me Greqinë

15/08/2020 19:33

Është rënduar trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë.

Radha e mjeteve kap 5 km, ndërsa ajo e kamionëve të rëndë – rreth dhjetë km, raportojnë mediat e huaja.

Është shënuar një vonesë në hyrjen e serbëve në Greqi, pasi ata janë shtetas të vendeve të treta. Çdo qytetar serb duhet të deklarojë përpara policisë Greke adresën e vendbanimit të tyre në Greqi dhe shumica prej tyre do të testohen për Covid-19, shkruajnë më tej mediat e huaja.

Si pasojë e trafikut të rënduar në vendkalimin kufitar Kulata-Promachonas, Policia ufitare Bullgare rekomandon që udhëtarët që janë drejtuar drejt Greqisë të përdorin pikat kufitare të Ilinden, Makaza, Kapitan Petko Voyvoda dhe Ivaylovgrad.

Top Channel