Sherr me thika e pistoleta në Vlorë, policia në vendngjarje (Detajet e para)

15/08/2020 22:07

Një person është plagosur me armë mbrëmjen e kësaj të shtune, në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por në vendin e ngjarjes janë gjendur gëzhoja dhe një thikë.

Burime për Top Channel, bëjnë me dije se, pas një konflikti mes dy personave njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit.

Sipas informacioneve, janë qëlluar me grushta midis njëri tjetrit, e më pas ka agravuar situata duke përdorur thikë dhe pistoletë. Mësohet se i plagosuri nuk ka plagë të marra nga thika apo plumbi, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka rrethuar territorin dhe po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.

Po punohet për identifikimin e autorëve dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Vlorë/ Informacion paraprak

Në orën 21:40, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pranë një shkolle si pasojë e një konflikti të çastit, një shtetas i cili është identifikuar nga Policia gjatë konfliktit ka dëmtuar fizikisht me sende të forta shtetasin A. Xh., 29 vjeç i cili ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tashmë i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel