Foto/ U përdhunua në moshën 14 vjeçare në një festë, 23-vjeçarja i jep fund jetës

16/08/2020 07:40

Një nga vajzat e dokumentarit të rrjetit amerikan Netflix mbi traumën e sulmeve seksuale, Daisy Coleman ka vrarë veten në moshën 23 vjeçare. Lajmin e dha nëna e saj Melinda e cila i kishte kërkuar policisë të kontrollonin nëse bija e saj ishte mirë, pasi nuk kishte kontaktuar me të.

“Bija ime Catherine Daisy Coleman kreu vetëvrasje sonte. Unë njoftova policinë që ta kontrollonin. Ajo ishte mikja ime më e mirë dhe kërkonte të bënte të dukej se unë mund të jetoja pa të, por kjo është e pamundur. Ajo nuk e mori veten kurrë nga ajo që ata djem i bënë, dhe kjo nuk është e drejtë”- shkroi nëna e saj Melinda në Facebook.

Coleman dhe viktima tjetër e përdhunimit Audrie Pott ishin në qendër të dokumentarit “Audrie & Daisy” ku detajoheshin eksperiencat e tyre me përdhunimin dhe pasojat e mëpasme, si trauma, ngacmimet dhe refuzimi nga komuniteti.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel