Philippe Coutinho ishte një nga protagonistët e fitores së Bayernit kundër Barcelonës. Braziliani është ende në pronësi të ekipit katalan, i cili e huazoi atë te kampionët e Gjermanisë verën e kaluar.

Por kur Barcelona e bleu nga Liverpooli në vitin 2018, në kontratë u përfshi një klauzolë lidhur me Championsin. Siç raporton “Mirror”, në fakt, nëse Coutinho do të fitojë kupën me “veshë të mëdhenj”, në arkat e Liverpoolit duhet të shkojnë 5 milionë euro, sigurisht të hequra nga llogaria e Barçës.

Në klauzolë nuk është specifikuar që Coutinho duhet ta fitojë Championsin vetëm me Barcelonën, kështu që Liverpooli ka të drejtë të kërkojë bonusin sipas kriterit të përcaktuar në kontratë.

Tani braziliani mund ta fitojë me Bayernin dhe Barcelona do të duhet t’i paguajë ato 5 milionë euro në arkat e Liverpoolit. E pabesueshme, por kjo është ironia e fatit.

Top Channel