Luana Vjollca thyen rekord me “Locos”, Philipp Plein i jep “bekimin”!

15/08/2020 20:07

Sukseset e ndjekin kudo Luana Vjollcën, edhe në karrierën e saj si këngëtare.

Këtë herë, ylli i ekranit shqiptar ka thyer një tjetër rekord, duke tejkaluar shifrën e 1 milion klikimeve brenda 24 orëve në Youtube me videoklipin e këngës së re “Locos”, në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll Jay Santos.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Luana ka marrë edhe “bekimin” e një nga stilistëve më të mëdhenj në botë, gjermanit Philipp Plein i cili ka ripostuar në Instagramin e tij klipin e bukuroshes bjonde. Disa nga veshjet e shtrenjta në klipin e “Locos” janë nga Plein.

Muzika e këngës super ritmike, e cila ka tejkaluar çdo parashikim, është punuar nga producenti spanjoll German Valenzuela, ndërkohë që teksti është shkruar nga ai dhe Luana Vjollca. MixMaster është realizuar nga producenti i huaj spanjoll, fitues i 4 çmimeve Grammy, Caco Refojo .

FOTO GALERI
1/5

Top Channel