Lyon vazhdon të surprizojë në Champion League. Pasi eleminoi Juventusin, francezët eleminuan edhe Manchester Cityn duke i mposhtur me rezultatin 3-1.

Lyon e nis mirë ndeshjen ku në minutën e 24 shënon gol me anë të Cornet. Me shifra 1-0 u mbyll dhe pjesa e parë. Më fillimin e pjesës së dytë ‘Citizens’ janë më agresivë dhe kërkues. Aksionet e tyre shpërblehen në minutën e 69 ku De Bruyne shënon golin e barazimit. 10 minuta më vonë Lyon çon shifrat në 2-1 me anë të Dembele. Në minutën e 87 Dembele do shënojë sërish duke vulosur suksesin e francezëve të cilët do të përballen në gjysmëfinale me Bayern Munich.

Aouar u shpall lojtari i ndeshjes ku u vlerësua me notën 7.9. Lojtari më i dobët i ndeshjes u shpall portieri i Manchester Cityt, Ederson i cili mori notën 4.7. Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar.

Top Channel