Kaosi në Kakavijë/ Ambulanca vret fëmijën 10 vjeç teksa lëvizte me shpejtësi

16/08/2020 00:26

Në pikën kufitare të Kakavijës mijëra persona qëndruan të bllokuar edhe të shtunën. Ata janë shtetas shqiptare me leje qëndrimi në Greqi që po kthehen për t’i shpëtuar rregullit që i detyron të karantinohen një javë.

Pothuajse një e katërta janë shtetas grekë, shqiptarë që kanë fituar nënshtetësinë greke apo edhe minoritarë. Të gjithë vuajnë pritjen e gjatë e cila ka shkaktuar edhe një krizë humanitare. Familje të tëra me të moshuar dhe fëmijë të vegjël e kanë shumë të vështirë qëndrimin.

Ndërkohë që te shtunen ndodhi edhe një tragjedi. Një familje nga Lezha humbi djalin 10 vjeçar i cili është goditur nga nje autoambulancë që kalonte me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës.

Dëshmitarët e aksidentit thanë se dyshonin se ambulanca ishte kthyer në taksi për emigrantët dhe brenda nuk kishte asnjë të sëmurë.

Top Channel