Holandë, autoritetet lëshojnë paralajmërime udhëtimi për Spanjën, Francën, Belgjikën

15/08/2020 20:52

Holanda njoftoi sot se po lëshon paralajmërime të reja në lidhje me COVID-19 për personat që udhëtojnë drejt Spanjës, Francës dhe Belgjikës.

“Autoritetet holandeze po këshillonin publikun të mos udhëtojë në vende të tilla, si Parisi, rajoni përreth Marsejës, Brukseli, Ibiza dhe Majorka”, raportoi agjencia e lajmeve ANP.

Personat që udhëtojnë për në Holandë nga këto tre vende do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dyjavore në shtëpi”, shtoi ANP. Paralajmërimet e reja të udhëtimit do të hyjnë në fuqi në mesnatë dhe janë përgjigje ndaj shtimit të numrit të rasteve me COVID-19 në këto vende.

Top Channel