Të gjithë qytetarët që ndodhen në pjesën më të largët nga pika kufitare do të ishte e udhës të ktheheshin, pasi nuk do mund të kalonin kufirin brenda datës 16 gusht për të evituar 7 ditë karantinimin, sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria greke.

Ministrja Xhaçka tha se ritmi i kalimit falë dhe komunikimeve të vazhdueshme palën greke është rritur.

Ajo ka njoftuar se nga nesër ora 06:00 deri në orën 22:00, nëpërmjet Kakavijës do lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Gjithashtu duhet edhe të kenë rezultuar negativë ndaj COVID-19.Ky është njoftimi i saj:

Njohja e informacionit të duhur për lëvizjet në pikat hyrëse e dalëse me Greqinë është thelbësore për të gjithë qytetarët që po kalojnë orë pritje në pikat kufitare.

Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile, përmes efektivëve të FA po informon në vazhdimësi secilin qytetar në Kakavijë e Kapshticë se:

🟢Nga data 16.08.2020 ora 06:00 deri në orën 22:00, nëpërmjet Kakavijës do lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

🟢Gjithashtu duhet edhe të kenë rezultuar negativë ndaj COVID-19.
🟢Qytetarët do të njoftohen në të gjitha format për masat e reja, edhe në terren aty ku janë në radhë.

I bëjmë sërish thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve, që të ndërgjegjësohen për respektimin e informacionit të mësipërm, pasi me ritmet që po kryhen procedurat e po kalojnë qytetarët, është e pamundur të kalojnë kufirin para hyrjes në fuqi të regjimit të ri, nga i cili na ndajnë pak orë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel