Mbreti Charles ‘i pret oreksin’ Princit Harry dhe Meghan Markle, jep direktivën: Çifti vijon jetën private në MB, s’do ketë rikthim në detyra mbretërore
Presidenti Bjellorus, Alexandër Lukashenko ka deklaruar se Rusia ka pranuar të ofrojë ndihmë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake. Lukashenko gjithashtu shprehu shqetësime për ushtrimet ushtarake të NATO-s që po zhvillohen në Poloni dhe Lituaninë fqinje.
Lajmi vjen në një moment kur presidenti autokrat po përballet me protesta masive për zgjedhjet e diskutuara të 9 gushtit. Mijëra qytetarë u mblodhën para televizionit shtetëror të shtunën, duke kërkuar mbulimin e plotë të demonstratave.
Demostratat filluan kur presidenti Aleksandër Lukashenko pretendoi për një fitorë të thellë në zgjedhjet që u zhvilluan javëne kaluar, rezultati i të cilave u dënua mes akuzave për manipulim të rezultatit.
Top Channel