​Dy ministra të AAK-së në SHBA, zhvillojnë takime më zyrtarë të lartë amerikanë

16/08/2020 11:09

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, kanë mbërritur në ShBA.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka njoftuar se do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin “Heritage”.

Po ashtu dy ministrat e AAK-së do të takojnë bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.Ky është statusi i saj i plotë:Përtej Atlantikut, bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, arritëm në tokën e bekuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me qëllim të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve tona bilaterale, dhe të forcimit të koordinimit të politikës së jashtme të Kosovës me atë të SHBA-ve, do të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage.’Poashtu, do të takoj bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet tona politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

Top Channel