Ministria greke e shëndetësisë ka vendosur ekipe shtesë në kufi me qëllim vazhdimin e punës për 24 orë pa pushim.

Sipas burimeve të Top Channel, në këtë ministri janë dërguar ekipe shtesë për marrjen e testeve. Ekipet do të qëndrojnë në zonë deri në përmirësimin e situatës.

Pra do të ketë një shtyrje në heshtje të afateve, pasi në kushtet aktuale nuk ishte e mundur të përballohej situata që është krijuar. Në orët në vazhdim pritet të ketë njoftim zyrtar për afatet që do të vendosen për karantinimin, kufizimin e numrit të udhëtarëve në pikat kufitare me Shqipërinë.

Kujtojmë se, nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë më herët se, duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohen në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Top Channel