Vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

16/08/2020 10:16

Në Indi i cili është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusit në botë në 24 orët e fundit janë shënuar 944 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 63.490 raste të reja, duke e rritur në 2.589.682 numrin e të infektuarve ndërsa me 944 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 49.980 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur gjithsej në 1.862.258.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41.576 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 3.317.096 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 107.232 me 709 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686.122 raste dhe 26.613 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.404.272.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 635 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55.543. Ndërkaq, me 6.345 raste të reja, është rritur në 517.714 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 351.372 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel