Afrikë, shënohen mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19

16/08/2020 10:42

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.112.732 numri i rasteve me koronavirus.

Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 11.390 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.112.732 numrin e rasteve ndërsa me 234 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 25.377.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 11.677 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.141 dhe në Algjeri 1.360 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 583.653 raste, Egjipti me 96.336 dhe Nigeria me 48.770 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë arrin në 827.988.

Top Channel