Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se për sot Dogana Greke e Krystallopigi është e mbyllur.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë drejt Republikës së Greqisë lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas dhe aktualisht kjo kuotë është plotësuar, dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

FOTO GALERI
1/3

Top Channel