Autoritetet gjermane në landin e North Rhine Vestfalisë kanë rikthyer kufizimet në dy distrikte pas një rritjeje të madhe të rasteve të reja të koronavirusit. Shpërthimi në një thertore në të cilën punonin të paktën 6,500 vetë në landin North Rhine Vestfali, ka bërë që shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani të rritet ndjeshëm.
Në kohë normale, turistët duhet të ngrihen në agim për të siguruar një çadër dielli dhe shezllon në plazh në Antalia, një resort i famshëm pushimesh në Turqinë jugore. Tani, edhe në mes të ditës, vendet më të mira janë sërish të disponueshme.
Kjo verë paralajmërohet të jetë shumë e nxehtë dhe ekspertët thonë se edhe java në vijim do të sjellë temperatura të larta, por, ndërsa i nxehti përvëlues do të vonojë edhe pak të vijë tek ne, në Spanjë ai ka mbërritur tashmë.
Ndërsa paraditen e të martës, kryeministri dhe presidenti i Kosovës, u takuan për të bashkërenduar qëndrimet, para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur një këshilltar të veçantë; presidentin rus, Vladimir Putin.
Pas zbulimit të rrathëve Olimpikë dhe aktiviteteve të tjera të programuara për Ditën Olimpike, sportistët më të njohur në Kosovë u impenjuan në një minifushatë mbjelljeje pemësh në hapësirat e Kampusit Universitar të Prishtinës.
Këtu jemi në Kalivaç. Shenjat e digës duken qartë në dy faqet e malit. Megjithatë, bukuria e natyrës, nuk mund të fshihet nga kjo masakër mjedisore. Kjo perlë e jugut shqiptar, vizitohet pothuajse në çdo muaj të vitit nga turistë të huaj. Dhe janë ata që sot po e mbrojnë.
Shkencëtarë nga Univesiteti Boku në Vjenë i janë bashkuar kolegëve të tyre shqiptarë për të studiuar Luginën e Vjosës. Grupi i Top Story, u rikthye edhe njëherë në Poçem dhe Kalivaç së bashku me shkencëtarët austriakë. Ata kanë mbërritur në vendin tonë për studimin e sedimenteve të rrjedhës së lumit. Sedimentet materiale si gurë, llum ose objekte të tjera, të krijuara nga erozioni që shkakton lumi.
Me një vendim të datës 2 Maj 2017, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të anulojë konçesionin duke e konsideruar të jashtëligjshme kontratën dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues. Por, le ti marrim gjërat me radhë. Në vitin 2014 përgatitet studimi i fizibilitetit për hidrocentralin e Poçemit nga kompania turke “Çinar”.
Banorët e fshatit Kutë janë më qëndrestarët në betejën për Vjosën. Në fakt, ata janë ndër më të goditurit nga projekti i digës së Poçemit. Të gjitha tokat bujqësore dhe kullotat do të përmbyteshin. Pra, e gjithë ekonomia e fshatit do të shkatërrohej.
Transformimi në Park Kombëtar është kërkuar edhe nga Parlamenti Evropian përmes një rezolute të vitit 2017. Në pikën 32 të raportit theksohet se Raportet e Ndikimit në Mjedis të Hidrocentraleve nuk bëhen sipas parashikimeve ligjore.
Pas vizitës në Kalivaç, itinerari i “Balkan River Tur” është më tej drejt rrjedhës së Vjosës në fshatin Poçem të Mallakastrës, ku është planifikuar diga e dytë më e madhe në këtë rrjet ujor. Një shpend krenar na befason gjatë lundrimit. Sipër, shquhet në lartësi një Shqiponjë, simboli ynë kombëtar. Shpendi qëndron pezull për disa çaste pa u larguar.
Në vitin 1997, biznesmeni italian Francesko Bechetti fitoi konçesionin për Kalivaçin. Punimet faktike në terren nuk ishin më shumë se 20 % dhe ishin fokusuar kryesisht në përgatitjen e krahëve të digës. Por qeveria shqiptare në vitin 2014 nis një sulm të paprecedentë ndaj Francesko Bechettit, fillimisht duke i mbyllur një TV dhe më pas duke i marrë në mënyrë të nëanshme koncesionin e Kalivaçit.
Pas rreth 2 orë e 20 minuta udhëtim, kajakistët mbërrijnë në destinacionin e parashikuar, në Tepelenë. Të lodhur dhe të etur, ata kanë përshkruar disa kilometra për ti lënë hapësirën një dreke të këndshme.
Top Story niset për në Këlcyrë, bashkë me ekipin e “Balkan River Defence”. Në makina janë vendosur disa kajak, ku do të përdorën për lundrimin nga Këlcyra e deri në Mallakastër, në Poçem. Aktivistët duken të mirë përgatitur për rrugëtimin në natyrë. Ata janë të pajisur me çdo gjë që u duhet, nga aparatet e xhirimit e deri tek ushqimet, tendat, veshmbathjet. Ata e dashurojnë natyrën dhe e shijojnë në të gjitha mënyrat e saj.
Vjosa nuk është një lum i zakonshëm. Është “Zemra Blu e Evropës”! Kushedi edhe për sa kohë Vjosa do qëndrojë krenare për atë që e bën lumin më të veçantë në kontinent. Është i fundit lum i egër, që në 270 kilometrat të gjatësisë së tij, rrjedh natyrshëm i pandikuar dhe i paprekur nga dora e njeriut.
Ekspertët kryesorë të qeverisë amerikane kanë paralajmëruar Kongresin për ngarkesën e jashtëzakonshme me të cilën mund të përballen spitalet në vjeshtë dhe dimër ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në gjysmën e shteteve në vend.
Shumë vende të botës po dalin tani nga muaj izolimi për shkak të koronavirusit.
Një 22-vjeçar nga SHBA, i cili lindi pa këmbë për shkak të një çrregullimi gjenetik, ka rrëfyer se si arriti të bëhej një mundës profesionist. Zion Clark nga Ohio, lindi me sindromën regresionit caudal dhe si rrjedhojë shtylla e tij kurrizore ishte e dëmtuar. Clark tregon se është rritur në një jetimore, por fatmirësisht një familje e birësoi dhe e ndihmoi atë që të ndiqte ëndrrën e tij për t’u bërë një mundës profesionist.
Qeveria e Kosovës, ka shpallur të martën si organizatë terroriste, grupin militant të Libanit, Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.
Një grua që nuk ishte në gjendje të fliste për dy muaj për shkak të një dëmtimi në tru, ka rimarrë zërin – por tani mund të flasë në katër thekse të ndryshme.
Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, në Korçë gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç.
Vlora është përfshirë nga erëra të forta ditën e sotme dhe si pasojë një pemë është rrëzuar në Sheshin e Flamurit.
Një gjykatës federal në Brazil, ka urdhëruar sot presidentin Jair Bolsonaro të zbatojë rregullat vendore kundër pandemisë së koronavirusit duke mbajtur maskë fytyre sa herë që është në vende publike në kryeqytetin Brasilia.
Një burrë në SHBA, teksa ishte duke notuar në një plazh, arriti të zinte një peshkaqen dhe të pozonte me të.
Një 21-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila nuk e kishte idenë që ishte shtatzënë, ka zbuluar se lindi vetëm katër orë pasi shkoi në spital. Dasiy Young, ende studente, ka rrëfyer se nuk kishte asnjë simptomë të shtatzënisë dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar në një restorant, për të mbuluar shpenzimet e shkollës.
Një grua e veshur si personazhi i filmave për fëmijë Minnie Mouse është filmuar duke rrahur dhunshëm një tjetër grua roje sigurie në Las Vegas.
Të enjten, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Aktori amerikan i filmave për të rritur Ron Jeremy është arrestuar sot për përdhunimin e tre grave dhe sulm seksual ndaj një tjetre.
Një i pastrehë 66-vjeçar, u sulmua me një fishekzjarr teksa ishte duke fjetur në një rrugë të Nju Jorkut. Raportohet se një burrë, ka ndezur lëndën plasëse dhe e ka hedhur në drejtim të të moshuarit.
Mbetjet spitalore qëndrojnë prej ditësh pranë Laboratorit Baktereologjik në Shkodër. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një video e cila tregon këto mbetje të paketuara në qese dhe të vendosura anash hyrjes së laboratorit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi sot për heqjen e kufizimit për transportin publik.
Pas përplasjeve kufitare me Pakistanin vitin që shkoi dhe së fundmi me forcat kineze në luginën Galvan, disa zyrtarë në Indi i janë referuar avionëve francezë Rafale të Indisë si garantues të konflikteve të ardhshme.
Partitë opozitare kanë akuzuar Qeverinë Hoti për shkelje kushtetuese me lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Me vete në Kuvend deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje sollën logo të fushatës zgjedhore të partive serbe, në të cilën sipas tyre Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Ndërsa paraditen e të martës, kryeministri dhe presidenti i Kosovës, u takuan për të bashkërenduar qëndrimet, para takimit Kosovë Serbi që do të mbahet në shtëpinë e bardhë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur një këshilltar të veçantë; presidentin rus, Vladimir Putin.
Vetëm 1 muaj pas kësaj deklarate të ministrit Lleshaj për mbrojtjen e mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe policia e Shkodrës zbarkuan në Velipojë për të pastruar inertet e objekteve të shembura në këtë zonë. Por ne vend që të mbronin territorin, IKMT, të gjitha inertet e grumbulluar nga fadromat i depozitoi në Hidrovorin e Velipojës, një zonë kjo e mbrojtur.
Pasi e nisi me fitoren 2-1 në ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias, Interi do të rikthehet sërish në terrenin e “San Siro”-s nesër në mbrëmje, për t’u përballur me Sassuolon, në sfidën e vlefshme për javën e 27 të kampionatit italian.
Lilith Vampyre, e njohur ndryshe si ‘Dama e Errësirës’, pretendon gjithashtu se ka 600 vjet që jeton në mënyrë supernatyrale. 27 vjeçarja ruan lëkurën e saj të bardhë duke evituar rrezet e diellit.
Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale të trafikimit të drogës që vepronte në shumë lagje të qendrës së Athinës si Ilios, Petrupoli, Nea Ionia, por edhe në Trikala në rajonin e Thesalisë,në Greqinë qendrore.
Arritja e perfeksionit që në përpjekjen e parë është fantastike, por edhe e pamundur për një pjesë. Të tilla janë edhe rastet që do ju tregojmë në fotogalerinë e mëposhtme.
Pas dy tërmeteve dhe pandemisë COVID-19, kryebashkiaku Veliaj thotë, se Tirana po i rikthehet normalitetit duke ecur me procesin e rindërtimit, por edhe bashkëpunimin me biznesin për shtimin e ndihmave për familjet në nevojë.
Meksika e Jugut është tronditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm. Njerëzit e përfshirë nga paniku janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre.
Një pikturë e stilit barok e Virgjëreshës Mari është kryevepra më e fundit që shpërfytyrohet nga duart e restauruesve.
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar grimieri Dario Doka.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Elbasanit dhe deputetët e qarkut kanë inspektuar ambulancën e lagjes Skënderbej në periferi të qytetit, e cila është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.
Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Manja siguroi opinionin se hetimi ndaj presidentit Ilir Meta nuk ka përfunduar, por do të përmbushet brenda afateve të përcaktuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë një grant prej rreth 800 mijë dollarësh për restaurimin e monumenteve kulturore, të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, në Krujë, Durrës dhe Prezë.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në diskutimin me temë: “Çfarë do të thotë hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, në një panel, në të cilin bënin pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe Ministri i Shtetit për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth.
Gruaja e sulmuesit të Premierligës Jamie Vardy, Rebekah ka paditur bashkëshorten e Wyane Rooney, Coleen, për shpifje pas sherrit të tyre online vitin e kaluar, thonin dokumentet e gjykatës.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte make-up artisti Dario Doka.
Yjet e “Riverdale”, Cole Sprouse, Lili Reinhart , Madelaine Petsch dhe Camila Mendes janë figurat e famshme të radhës që akuzohen për abuzime seksuale.
Një vajzë adoleshente që përballet me dënim të përjetshëm për vrasjen e trafikuesit të saj seksual, është liruar me kush nga një burg në Wisconsin, SHBA pasi aktivistët dhe komuniteti mblodhën paratë e garancisë.
Thyerja e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, dënim i marrë për akuzën e evazionit fiskal ka çuar në pranga sërish gazetarin italian Emilio Fede, raporton “Corriere Della Serra”.
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën pak më parë dhe bëhet me dije se magnituda është 7.5 e shkallës rihter.
Kryeministri bullgar, Boyko Borissov do të ndëshkohet me 174 dollarë për shkelje të vendimit për vendosje të maskës gjatë një vizite në manastir, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Nga Bjarke Ingels
Pas përplasjes së rëndë kufitare në luginën Galwan nacionalizmi e armiqësia po shtohen ndjeshëm, por dy palët po punojnë gjithashtu për uljen e tensioneve dhe zgjerimin e komunikimit zyrtar për çështjen.
Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Një fundjavë e përgjakshme është shënuar në SHBA me të paktën 40 të vrarë me armë në qytetet kryesore, ndërsa më shumë se 100 janë goditur nga plumbat.
Një grua në Britaninë e Madhe, ka nxjerrë në shitje në Facebook, unazën e fejesës së ish partnerit të saj, pasi mësoi se ai e tradhtonte me një grua të martuar. Zoe Butt 26 vjeçe nga Sandown, u divorcua nga Paul Botwright, pasi mësoi se ai kishte një lidhje paralele për plot katër vite.
Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në një nga fiderat e NST Mëzez, në datën 24 qershor gjatë intervalit kohor 10:00-15:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.
“Black Eyed Peas” ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse Fergie nuk është më pjesë e grupit që nga 2017-ta, pasi punoi me ta për 10 vite.
Një lajm i trishtë për futbollin italian dhe sidomos për tifozët e Milanit. Një ditë më parë është ndarë nga jeta Pierino Prati, kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me Milanin në nivel klubesh.
Qeveria e Maqedonisë Veriore miratoi vendimin, për hyrje në Maqedoni pa asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.
Në mbrojtjen e tij para trupit gjykues, Darko Tasiç nuk u deklarua, duke e shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje, por gjatë gjykimit ka mohuar fajësinë për akuzat e prokurorisë
Nëse keni ngecur në trafik dhe po shihni kudo përreth jush, ju mund të zbuloni disa gjëra të çmendura në rrugë.
Ministria e Arsimit ka pranuar letrën e dërguar nga një grup studentësh të cilët kanë kërkuar kërkuar anulim të tarifës vjetore universitare për dy arsye, tërmeti dhe pandemia, që nuk kanë lejuar që ato të frekuentojnë auditorët në mënyrë të rregullt.
Reshje të dendura shiu kanë “pushtuar” Stambollin ditën e sotme. Reshjet e shiut të shoqëruara dhe me breshër, kanë përmbytur në tre qytetin më të madh turk. Në pamjet e bëra virale, shikohet gazetarja e CNN në Turqi, e cila si pasojë e breshrit është gjakosur.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar 22 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri.
Aventura te Boca Juniors zgjati pak me Daniele De Rossin që për shkak të ndalesës së futbollit për shkak të COVID-19, u detyrua të varë këpucët në gozhdë.Mirëpo, tashmë, De Rossi tashmë është bërë gati të nisë një tjetër aventurë në futboll, pasi duket se nuk mund të qëndroj larg këtij sporti. De Rossi e ka pranuar se kërkon të bëhet një trajner në të ardhmen, por, kjo e ardhmje mund të jetë shumë më e shpejtë.
Presidenti amerikan ka kërkuar sot dhjetë vjet burg për protestuesit që tentuan të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Andrew Jackson para Shtepise se Bardhë, në kuadër të valës së protestave anti-racizëm pas vrasjes së George Floyd nga policia.
Vladimir Zherebenkov, avokat i ish-marinsit amerikan, Paul Whelan, i cili është dënuar për spiunazh në Rusi javën e kaluar, ka thënë se klienti i tij nuk do ta apelojë vendimin sepse nuk i beson sistemit gjyqësor të këtij shteti.
Rrethi Gütersloh, me rreth 100.000 banorë, do të bllokohet pas një shpërthimi të virusit në një fabrikë të përpunimit të mishit
Steve Bing, një pasanik me lidhje te forta në politikën amerikane dhe Hollivud, ka vrarë veten, duke u hedhur nga kati i 27 i një pallati në Los Angeles, ku kishte apartamentin e tij.
Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, po zhvillon Konferencën Vjetore të Sigurisë 2020. Nga zyra e tij në Tiranë, Rama tha se shpreson të shohë përparim të mëtejshëm në Ukrainë.
I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenel, deklaroi se ajo që ai po bën është të përqendrohet në marrëdhëniet ekonomike dhe krijimin e një “zone mini-Shenzhen”.
Librazhd- Një 68-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër.
TIRANË- 8 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin shpallur në kërkim.
Këtë vit Pëllumb Kulla festoi 80 vjetorin. U ndera në vendin e tij. Kaloi këtu izolimin e është duke u kthyer përtej oqeanit pasi na la një botim të ri publicistik, e me humor sigurisht. Librin “Diktatura e Parasë”.
Dy muaj me vonesë nga koha e premtuar, qeveria ka nisur punë për infrastrukturën ku do ndërtohet më pas lagje të re në pjesën veriore të Fushë Krujës për të akomoduar 1100 banorë të cilëve iu shembëm shtëpitë prej tërmetit të 26 Nëntorit.
Pas tre kandidaturave të propozuara nga presidenti Ilir Meta e të rrëzuara më pas, shumica socialiste ka dhënë sinjalet e para pozitive për të votuar Arben Shehun si kreun e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ditën që mbaron zyrtarisht gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallur nga qeveria, prej Koronavirusit, ne vendosëm t’ju përcjellim historinë e Nirvanës, mjeke familjeje.
Unioni i Operatoreve të Transportit Publik njofton se nuk mund të rifillojë shërbimin pasi nuk mund të zbatojnë protokollin e sigurisë anti kovid i cili u shton kostot për të cilat kërkojnë rimbursim.
Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme opozita jashtëparlamentare i ka dërguar mazhorancës propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjeve së trupës të Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve, u dha një alarm i kuq për përmbytje në shtatë rajone në Rumani, ndërsa u dha një paralajmërim portokalli për vërshime ujore në 27 rajone, njoftoi sot Instituti rumun i Hidrologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Lady Diana ishte një ikonë edhe në modë. Veshjet e saj kopjohen edhe në ditët e sotme, nga nuset e familjes Mbretërore dhe jo vetëm.
Kina nuk e ndal festivalin e qenve, pavarësisht pandemisë globale. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ngjarjen vjetore në qytetin Yulin, e cila gjithmonë provokon zemërim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.
Të paktën 10 trupa të pajetë u gjetën në anë të një rruge në veriperëndim të Meksikës një ditë pas njër beteje të dhunshme mes bandave të karteleve të drogës. Sipas mediave meksikane, grupet rivale mendohet të ishin të djemve të El Chapo-s dhe të Rafael Caro Quintero-s.
Shteti shqiptar po mendon qe te njohe zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Nëpërmjet një projektvendimi, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, parashikohet ky ndryshim qe pritet t’i dërgohet se shpejti kuvendit te Shqipërisë.
Një 33-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi kryente vjedhje banesash. Mësohet se personi në fjalë kishte edhe precedent penalë të mëparshëm.
Vdekja e Lady Diana tronditi jo vetëm familjen Mbretërore, por mbarë botën. Kur po mbushen 23 vite nga vdekja tragjike e saj, ende mbeten mister rrethanat e aksidentit të rëndë.
Milot Rashica objektiv i Milanit në merkaton e verës. Sulmuesi “dardan”, pjesë e Werder Bremenit në Bundesligë, në fund të sezonit pritet të largohet nga klubi gjerman.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e shtet-ndërtimit të Kosovës që nga çlirimi e në vazhdimësi.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani u ka bërë sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare duke thënë se për çështje të tilla të rëndësishme nuk duhet të ketë qasje selektive.
Dy statuja janë vandalizuar në Paris në mesin e lëvizjes globale për heqjen e monumenteve të lidhura me kolonializmin dhe skllavërinë.
Gjermania njoftoi sot, për herë të parë, një rikufizim lokal lidhur me koronavirusin e ri, pas shfaqjes së një vatre kontaminimi në një thertore, ku janë zbuluar më shumë se 1.500 raste me COVID-19.