“Hoqi rripin e pantallonave”/ Grimieri tregon si i shpëtoi pedofilit

23/06/2020 18:27

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte make-up artisti Dario Doka.

Gjatë fjalës së tij në studio, Dario rrëfeu se para katër viteve është përndjekur nga një pedofil. I riu thotë se ai ndodhej në urban në ato momente dhe ishte duke ikur në shkollë, ndërsa kjo ngjarje u përsërit për dy javë të tëra.

Gjithçka përfundoi kur ai i ka treguar miqve dhe mësuesve mbi këtë që kishte përjetuar.

“Një burrë më ngacmoi seksualisht në urban. Zbrita një stacion para për të ardhur në vete, për të ecur në këmbë. Nga ora e parë e mësimit nuk isha në gjendje dhe mendova që ditët e tjera nuk do ta shoh më. Para disa ditësh të tjera rastisi, nuk e di kur e gjente forcën, ai kishte hequr dhe rripin brenda në urban. E ndiej brenda lëkurës sime sepse e kam përjetuar si histori. I kam thënë shoqeve dhe mësuesve dhe se kam parë më në pas, ka zgjatur dy javë. Mendoja të isha në një cep rruge, nuk e di se çfarë do të ndodhte”, u shpreh Mario.

Top Channel