Haradinaj-Stublla dhe Minxhozi diskutojnë për dinamikën e re të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

23/06/2020 14:05

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e shtet-ndërtimit të Kosovës që nga çlirimi e në vazhdimësi. 

Në këtë takim u ritheksua nevoja e një dinamike të re bashkëpunimi dhe aspirate drejt integrimit euro-atlantik dhe avancimit të prioriteteve të përbashkëta.

“Kosova dhe Shqipëria e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të tashmen, duke qenë Një dhe po në këtë trase, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, tha Haradinaj-Stublla. Ajo ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë në proceset e ardhshme, e të cilat janë jetike për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi.

Top Channel