Avioni amerikan me 159 pasagjerë bën ulje emergjente, shkak alarmi për një bombë në bord
Steve Bing, një pasanik me lidhje te forta në politikën amerikane dhe Hollivud, ka vrarë veten, duke u hedhur nga kati i 27 i një pallati në Los Angeles, ku kishte apartamentin e tij.
Sipas mediave amerikane, ai është vetëvrarë për shkak të vetmisë dhe izolimit të gjatë prej koronavirusit. Bing është i njohur për marrëdhënien e tij me aktoren e njohur, Liz Hurley, me të cilën ka edhe një djalë.
Ai kishte miqësi të fortë edhe me Bill Clinton, i cili bëri një status prekës në rrjetet sociale, pas vetëvrasjes së Bing. Ky i fundit njihej për jetën e shthurur dhe skandalet e shumta. Përveç djalit me aktoren Hurley, të cilin në fakt ai nuk e njohur kurrë, Bing ka edhe një vajzë nga një tjetër marrëdhënie. Bing nuk i njohur kurrë fëmijët e tij, me pretendimin se nuk ishin të tij. Për këtë pati edhe procese gjyqësore dhe kërkoi prova AND-je, të cilat rrëzuar pretendimet e tij.
Pasuria e Bing llogaritet diku tek 590 milionë dollarë. Ai e kishte trashëguar pasurinë nga gjyshi i tij Leo, që ndërtoi apartamente dhe vila luksoze në Nju Jork, gjatë vitit 1920. Vdekja e tij ka shokuar SHBA-në, pasi një njeri i tillë, që e kalonte jetën me festa dhe femra të shumta, nuk të jepte përshtypjen e një tipi të vetmuar./Gazeta Shqip/
Top Channel