Pritet miratimi i kreut të KLSH/ Kandidatura e zgjedhur nga Presidenti votohet të enjten në Kuvend

23/06/2020 15:25

Pas tre kandidaturave të propozuara nga presidenti Ilir Meta e të rrëzuara më pas, shumica socialiste ka dhënë sinjalet e para pozitive për të votuar Arben Shehun si kreun e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përpara komisionit parlamentar të ekonomisë Arben Shehu u thirr në seancë dëgjimore nga shpalosi vizionin e drejtimit të KLSH.

“Synoj klimë bashkëpunimi duke nisur me pushtetin lokal dhe qendror që janë bërthamat e auditimit të KLSH”.

Kjo për të arritur parandalim të problematikave dhe për të krijuar një klimë normale duke shmangur ndëshkimet ligjore.

Parandalimi si mekanizëm zgjidhje situatave.

Puna në ekip me bashkëpunëtorët të drejtat e cdo punonjësi në KLSH.

Respekt vendimmarrje nga stafi.

Rritje performance dhe rezultatesh pa dashur ti mohoj ecurinë e deritanishme këtij institucioni.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim, e coi kandidaturën e Arben Shehut për tu votuar në parlament.

Votimi i mundshëm pro kandidaturës së zotit Shehu këtë të enjte në parlamenti shihet si një tregues i vazhdimësisë së paradhënie të paqta kohët e fundit mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, pas një turbulence të fortë marrëdhëniesh këtë fillim viti. /Muhamed Veliu/

Top Channel