Të enjten, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Burime për Top Channel bëjne me dije se në këtë mbledhje pritet të miratohet udhëzimi për nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Pra për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Pas hartimit të listave në 2017 ku u kritua se perjashtoi nga partia shume emra me kontribut historik, Lulzim Basha u zotua se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie. 

Top Channel