Inertet ngelen në plazh/ Velipojë, mbetjet depozitohen në zonën e mbrojtur natyrore

23/06/2020 20:13

Vetëm 1 muaj pas kësaj deklarate të ministrit Lleshaj për mbrojtjen e mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe policia e Shkodrës zbarkuan në Velipojë për të pastruar inertet e objekteve të shembura në këtë zonë. Por ne vend që të mbronin territorin, IKMT, të gjitha inertet e grumbulluar nga fadromat i depozitoi në Hidrovorin e Velipojës, një zonë kjo e mbrojtur.

Papërgjegjshmërisë se disa qytetarëve apo subjekteve të ndryshme iu shtua edhe ajo e IKMT e cila depozitoi disa fadroma me inerte duke e lenë zonën e hidrovorit në këtë gjendje. Vetëm pas ndërhyrjes se Administratës se Zonave të Mbrojtura e cila njoftoi edh3 ministrinë e Mjedisit, aksioni i IKMT u pezullua.

Top Channel