Yjet e “Riverdale”, Cole Sprouse, Lili Reinhart , Madelaine Petsch dhe Camila Mendes janë figurat e famshme të radhës që akuzohen për abuzime seksuale.

Aktorët e serialit amerikan kanë reaguar për herë të parë duke mohuar deklaratat e bëra në Twitter nga një person anonim.

Sprouse ka shkruar në rrjetin social: “Unë dhe tri anëtarë të tjerë të kastit jemi akuzuar për abuzim seksual nga një llogari anonime në Twitter. Unë i marr këto akuza shumë seriozisht, dhe do punoj me skuadrat e duhura për të zbuluar rrënjët. Ngjarjet e detajuara janë të pavërteta”.

Reinhart ka rishpërndarë shkrimin e Cole duke shtuar: “I kam marrë gjithmonë akuzat për abuzimet seksuale seriozisht. Por është e vërtetuar se kjo llogari është krijuar specifikisht për të krijuar histori false për mua dhe kastin e Riverdale. Do të ndërmarrim veprime ligjore”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel