Adoleshentja që vrau përdhunuesin lirohet me kusht pas ndihmës së aktivistëve

23/06/2020 18:06

Një vajzë adoleshente që përballet me dënim të përjetshëm për vrasjen e trafikuesit të saj seksual, është liruar me kush nga një burg në Wisconsin, SHBA pasi aktivistët dhe komuniteti mblodhën paratë e garancisë.

Në 2018, 17-vjeçarja afro-amerikane Chrystul Kizer u akuzua për vrasje të gradës së parë ndaj 34 vjeçarit Randall P. Volar dhe më pas i vuri zjarrin shtëpisë së tij.

Por çështja është kthyer në një debat kombëtar teksa kundërshtarët e përdhunimit dhe trafikimit seksual argumentojnë se ajo po vepronte në vetë-mbrojtje.

Kizer, tashmë 19 vjeçare, përballet me vrasje e zjarrvënie, që në Wisconsin marrin detyrimisht burgim të përjetshëm.

Kizer thotë se Volar e joshi kur ishte 16 vjeç dhe abuzoi me të për më shumë se një vit.

Në gjykatë u tha se Volar ka abuzuar disa vajza afro-amerikane nën moshë dhe në një video ai shihej që abuzonte një vajzë që dukej rreth 12 vjeç. Por ai përsëri u la i lirë gjatë kohës së hetimeve.

Kizer akuzon se Volar e shiste seksualisht të burra të tjerë me anë të një rrjeti online prostitucioni, i cili u mbyll më pas në 2018.

Ajo pranon se e qëlloi atë dy herë në kokë teksa ai përpiqej ta ulte në dysheme për ta përdhunuar.

Të hënën katër organizata aktivistësh u bashkuan për të paguar garancinë e lirisë me kusht prej $400,000 dhe Kizer u lirua nga burgu i Kenosha për të pritur gjyqin në një datë të ardhshme.

FOTO GALERI
1/4
17-vjeçarja afro-amerikane Chrystul Kizer u akuzua për vrasje të gradës së parë ndaj 34 vjeçarit Randall P. Volar.

Top Channel