Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
Gjermania njoftoi sot, për herë të parë, një rikufizim lokal lidhur me koronavirusin e ri, pas shfaqjes së një vatre kontaminimi në një thertore, ku janë zbuluar më shumë se 1.500 raste me COVID-19.
“Ne do të rikthejmë një kufizim në të gjithë rajonin e Gütersloh, që numëron rreth 360.000 banorë në perëndim të vendit”, theksoi për shtypin drejtuesi i rajonit të Rhenanie du Nord-Westphalie, Armin Laschet.Ky rikufizim, i parashikuar fillimisht deri më 30 qershor, do të rivendoset me kufizim strikt të kontakteve mes personave, mbylljen e bareve, kinemave, muzeve, ndalimin e aktiviteteve argëtuese në hapësirat e mbyllura.
“Restorantet do të mund të qëndrojnë të hapura, por do të presin klientë vetëm nga e njëjta zonë”, theksoi Laschet, pasardhësi potencial i Angela Merkel dhe kandidat për drejtimin e partisë së tyre Unioni Kristian-demokrat CDU.
Top Channel