Në Kosovë zbulohen rrathët Olimpikë, Majlinda Kelmendi premton medalje

24/06/2020 00:44

Pas zbulimit të rrathëve Olimpikë dhe aktiviteteve të tjera të programuara për Ditën Olimpike, sportistët më të njohur në Kosovë u impenjuan në një minifushatë mbjelljeje pemësh në hapësirat e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dy xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, emra që kanë sjellë medalje dhe vazhdojnë ta bëjnë.

Majlinda Kelmendi tha se shpreson shumë që vitin e ardhshëm të vendosë medaljen nga Lojërat Olimpike të Tokios, pikërisht në pemën që mbolli. Përveç xhudistëve në Kosovë, u impenjuan në nismën pozitive edhe Federatat e tjera sportive në këtë vend.

Top Channel