Lilith Vampyre, e njohur ndryshe si ‘Dama e Errësirës’, pretendon gjithashtu se ka 600 vjet që jeton në mënyrë supernatyrale. 27 vjeçarja ruan lëkurën e saj të bardhë duke evituar rrezet e diellit.

Megjithëse punon çdo ditë me orarin 9-5 në Londër, ajo eksploron pasionin e saj gjatë kohës së lirë.

Ajo thotë: “Mund të dal jashtë dhe të funksionoj normalisht gjatë ditës, edhe pse preferoj të evitoj dritën e diellit pasi më duket ezauruese. Ndjehem shumë më mirë pas perëndimit.”

Lilith thotë se ka pirë gjak njerëzor në të kaluarën dhe i pëlqen të vishet si personazhet e filmave horror.

Ajo ndjek këtë stil jetese që kur ishte 18-vjeçe kur pa për herë të parë filmin ‘Dracula’.

Lilith, e cila thotë se është 27 vjeç sipas “viteve njerëzore”, shton më tej: “Fillimisht nisa këtë stil jetese kur pashë ‘Dracula’ dhe kur isha fëmijë u magjepsa me këto krijesa”.
“Adhuroja çdo që lidhej me vampirët dhe ky interes më bëri të zbuloj të tjerë si unë, online dhe grupe në jetën reale. Unë u bëra vampire kur isha 18 vjeç, edhe pse asokohe nuk e kuptoja mirë por e kuptova më vonë”.

Lilith shpjegon: “Kam pirë gjak njerëzor fillimisht nga kurioziteti, ka një shije metalike, si bakër, por shijet ndryshojnë. Nuk është e thënë të pish shumë, është thjesht si një akt miqësor”.

Megjithse shumë e lidhin këtë sjellje me ligësinë apo frikën, Lilith beson se vampirët mund të jenë një forcë për mirë.

“Të jesh vampire është çliruese, fuqizuese, e adhuroj ndjesinë e misterit që vjen me të. Stili ynë i jetesës është shoqërimi me vampirë të tjerë dhe vajtja në klube, leximi i librave apo bërja e makiazhit”.

Lilith thotë se jeta e vampirit ka pasur efekt pozitiv në karrierën e saj ndërsa i ka sjellë gjithashtu 150,000 ndjekësa në Instagram. Ajo shpesh kontaktohet nga kompani që dëshirojnë të bashkëpunojnë me të.

“Marr shpesh pyetje apo komplimente nga njerëz që nuk e kuptojnë këtë stil jetese. Nuk ka shumë negativa edhe pse reagimet injorante nga njerëzit nganjëherë mund të bëhen të mërzitshme”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel