E hënë, 29 Qershor 2020
23:05
FOTO/ Veshje të njëjta, të famshmet botërore nisin “sfidën” mes tyre…

Të famshmit prirën që të jenë unikë dhe këtë element përpiqen që ta reflektojnë në mënyrën sesi vishen apo sillen. Për të lënë një shije të mirë në publik, shumë të famshëm botërorë paguajnë mijëra dollarë për stilistë, në mënyrë që të duken sa më të kuruara.

23:01
FOTO/ Ishin duke luajtur në dhomë, momenti kur vogëlushët “zihen përfund” nga rafti…

Një nënë në SHBA ka ndarë në rrjete sociale videon, ku shihen dy binjakët e saj teksa “zihen përfund” nga rafti që ndodhej në dhomën e tyre të gjumit. Pamjet e realizuara në shtëpinë e Nicole Oka, tregojnë djalin e saj Dominic dhe motrën e tij binjake Clara duke luajtur në dhomën e tyre të gjumit, por teksa afrohen pranë raftit të librave, ajo i “zë përfund”. Fatmirësisht raportohet se  vogëlushët nuk u dëmtuan nga ky incident.

22:56
FOTO/ Flokët e shpeshta të kësaj foshnjeje të porsalindur po “shokojnë” botën

Një nënë e dy fëmijëve, e cila besonte se foshnjat kur lindin nuk duhet të kenë flokë, mbeti e shokuar ku mësoi se vajza e saj kishte flokë të zi dhe të dendur. Alexandra Jechorek, 21 vjeçe nga Dublini i Irlandës, nuk u besoi syve kur pa rezultatet e grafisë që bëri në javën e 34 të shtatzënisë. Imazhi i përfituar nga grafia, tregonte sasi të mëdha flokësh, gjë e cila konfuzoi edhe mjekët.

22:34
Kosovë/ 122 raste të reja me raste me Covid-19

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 122 raste pozitive.

22:28
E moshuar, por edhe 20-vjeçaret e kanë zili/ Modelja festoi ditëlindjen e saj të 71

Modelja Vera Wang, sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 71, por ajo që bie në sy është fakti se Vera duket të paktën 30 vite më e re se mosha që mban mbi supe. Modelja numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale dhe shpesh ndan shumë foto për to.

22:25
Vdes një person nga Malisheva, familja njoftohet se ka qenë i prekur me COVID-19

Sonte një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë-lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.

22:01
FOTO/ Ferrari me vlerë 250 mijë euro “përmbyset” në autostradë

Një makinë tip “Ferrari” me një vlerë prej 250 mijë eurosh, ka pësuar një aksident “horror” në një autostradë të Britanisë së Madhe. Policia në Derbyshire konfirmoi aksidentin por nuk dha detaje për identitetin e shoferit apo gjendjes së tij shëndetësore.

21:57
Aksident në Lezhë, përfshihen tre automjete. Dy persona dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Shëngjin. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 2 drejtues të automjeteve të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

21:54
Klopp i lutet fansave të Liverpool të festojnë në mënyrë ‘të sigurt e të civilizuar’

Trajneri i kamionëve të sapo-shpallur të Premierligës angleze, Jurgen Klopp ka nxitur sot fansat e Liverpool të festojnë në mënyrë “të sigurtë”, pas grumbullimeve të mijëra prej tyre në qendër të qytetit për të shënuar titullin e parë të kampionatit pas 30 vjetësh.

21:54
Kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë? Ja si përgjigjet Manastirliu

Tre javët e fundit në vendin tonë numri i rasteve të reja rritet dita-ditës. Edhe numri i vdekjeve është rritur, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3 të vdekur.

21:53
Tentoi të priste damarët, Megi e “She’s On Top” rrëfen dramën e fëmijërisë: Më godisnin në bark!

Megi e “She’s on Top” rrëfeu se në fëmijërinë e saj ka rënë pre e bullizimit, aq sa arriti deri në pikën që të priste damarët dhe t’i jepte fund jetës. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Megi vijoji rrëfimin dhe tha se në klasë, një shoqe e saj kishte vendosur ngjitëse poshtë karriges ku ajo ulej dhe shtoi se  kur mësuesja kujdestare lajmëroi mamanë e saj për këtë gjë, kjo e fundit sipas Megit e ka goditur në bark dhe tentoi ta linte pa frymë.

21:34
Punësimi i rremë/ Ish-kryeministri francez dhe e shoqja fajtorë për abuzim me pushtetin

Ish-kryeministri francez François Fillon dhe bashkëshortja e tij nga Uellsi, kanë marrë sot dënime me burgim për çështjen e vendeve të rreme të punës.

21:19
Fiks Fare/ Ngatërrohen arkivolët; Në vend të një gruaje, në Roskovec varroset një burrë!

Fiks fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në qytetin e Roskovecit, ku në vend të një gruaje, është varrosur një burrë. Fëmijët e të ndjerës kërkuan ndihmën e emisionit investigativ për të zbuluar ngjarjet që ndodhën në datën 15 maj 2020, pasi në këtë datë dy të rinjtë e kishin të pamundur të udhëtonin në Shqipëri, pasi kufijtë ishin mbyllur. Dhe, brenda pak ditëve, Fiksi zbuloi skandalin, ku arkivoli i të ndjerës ishte ngatërruar me një shqiptar nga Kosova. Trupat e pajetë kishin mbërritur paraditen e datës 15 maj në Portin e Durrësit dhe më pas, agjencia e funeralit, kishte filluar shpërndarjen e kufomave.

21:15
Vdes nga Covid-19 mjeku i njohur? Reagon Manastirliu: Ja si qëndron e vërteta

Ditën e sotme në disa portale në vendin tonë pati një lajm të rremë lidhur me vdekjen e  mjekut Arjan Pushi për shkak të Covid-19. Por lajmi në fjalë është përgënjeshtruar nga ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

21:14
​Haradinaj: Ta ruajmë interesin nacional, Specialja duhej vendosuar në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

21:09
E tallnin se kishte mamin pastruese, mes lotësh modelja e “She’s on Top”: Sot mami është bërë shefe kuzhine!

Në rubrikën “She’s on Top”, Xhoana, njëra nga konkurentet, rrëfeu se në moshën e adoleshencës miqtë e kishin bullizuar, tallur e dhunuar, pasi e ëma i punonte sanitare.

20:59
Ish-polici i Kalifornisë pranon 13 vrasje kur ishte në detyrë në vitet 1980

Joseph DeAngelo, i njohur ndryshe si “Vrasësi i Kalifornisë” ka pranuar 13 vrasje në një marrëveshje me prokurorët për t’i shpëtuar dënimit me vdekje.

20:51
OBSH: Pandemia me koronavirus nuk është as afër fundit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus “nuk është as afër fundit” teksa numri i rasteve të prekura me këtë virus, ka kaluar shifrën 10 milionë, ndërkohë që janë raportuar mbi 500,000 viktima.

20:35
Verona tani bën ankand me Kumbullën, pret ofertën e Interit

Hellas Verona ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për transferimin e Marash Kumbullës te Lazio. Drejtuesit e Lazios, Lotito dhe Tare kanë ofruar 18 milionë euro dhe dy lojtarë, por duket se Setti i Veronës kërkon kohë të mendohet.

20:23
Autoritetet djegin 2 000,000 euro heroine, cannabis e metamfetaminë të sekuestruar

Autoritetet në Tailandë e Mianmar kanë shkatërruar 25 ton droga të sekuestruara me vlerë më shumë se 2 milionë euro, në disa ceremoni dramatike që kanë si qëllim të paralajmërojnë trafikantët e drogave.

20:23
SHBA: Gjykata e Lartë merr vendim të rëndësishëm për abortin

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mbrojti të drejtën për abort në një vendim të rëndësishëm të hënën, kur rrëzoi një ligj të shtetit të Luizianës, që parashikonte kufizime ndaj mjekëve që kryejnë këtë procedurë. Vendimi është një humbje për lëvizjen kundër abortit.

20:12
Hashim Thaçi: Jap dorëheqje nëse…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në një deklaratë për media në lidhje me akuzat që ka bërë Gjykata Speciale ndaj tij për krime lufte.

20:02
Irani lëshon mandat arresti për Donald Trump prej vrasjes së gjeneralit

Irani ka lëshuar sot një mandat arresti për presidentin e SHBA, Donald Trump për vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani.

20:02
FOTO/ Momente tmerri në SHBA, makina e policisë “merr me vete” 12 protestues

Një makinë policie në SHBA, është futur në mes të turmës së protestuesve dhe ka “marrë me vete” më shumë se 12 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Detroit. Raportohet se protestuesit i kishin bllokuar rrugën makinës së policisë.

19:54
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë një tjetër pacient në spitalin infektiv

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

19:39
Administrata Trump do të rifillojë ekzekutimet federale

Administrata Trump do të rifillojë ekzekutimet federale për herë të parë në 17 vjet pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi të dëgjojë një sfidë ligjore nga katër vrasës të dënuar.

19:34
​Rama takim me Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimeve me liderët e partive politike, sot pasdite është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

19:32
Aktori 62 vjeçar i “Rocky” vihet në lojë për fejesën me 24 vjeçaren

Aktori i njohur i serialit “Rocky IV” Dolph Lundgren, ka njoftuar këtë muaj fejesën me Emma Krokdal por është përballur me një det komentesh tallëse nga fansat, disa prej të cilëve mendojnë se nusja është një nga vajzat e aktorit.

19:13
“Vajza dragua” nuk heq dorë nga ndërhyrjet në trup, e fundit është në…

Modelja Amber Luke, mori një vëmendje të madhe mediatike disa kohë më parë, pasi ngjyrosi trupin e saj tërësish me tatuazhe, duke marrë dhe epitetin “vajza dragua”. Mirëpo, 24-vjeçarja australiane duket se nuk ka hequr dorë nga ndërhyrjet në trup dhe e fundit ishte ajo në të pasmet e saj. Amber ndau foto pas rezultatit, me mijëra ndjekësit e saj në rrjete sociale.

19:13
Bie në liqen një kamion në Kukës, polumbarët e RENEA-s në kërkim të trupit të shoferit

Kukës- Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

19:03
Shpërndanin heroinë në ishujt e Rodos dhe Kretës, arrestohen një shqiptar dhe një grek

Policia greke ka shkatërruar një organizatë të tregtimit të heroinës në zonën e Kretës dhe ishujve të Egjeut.

18:57
Gruaja më pjellore në botë me 44 fëmijë, më në fund ndalon lindjet

Mariam Nabatanzi nga Uganda, lindi dyshen e saj të parë të binjakëve kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa pas braktisjes nga burri është detyruar të rrisë e vetme familjen e saj masive.

18:48
Xhoi dhe Xhesi, çifti i aventurave që e zbuluan dashurinë për njëri-tjetrin në ajër

Xhoi dhe Xhesi, ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Çifti, ndryshe nga shumë persona të tjerë, kanë pasur një histori dashurie të “pazakontë”, ata janë njohur në ajër. Mund të tingëllojë çuditshëm, por Xhoi është një parashutist dhe teksa ishte duke ushtruar pasionin e tij, Xhesi ishte afruar dhe kishte kërkuar që dhe ajo të fluturonte së bashku me të. Xhoi thotë se, që në momentin e parë që ka parë Xhesin, ka menduar se ajo do të jetë bashkëshortja e tij e ardhshme.

18:48
Basha takim me bizneset në Shëngjin: Klima më e keqe në 30 vite…

Shëngjini është një nga qytetet e goditur rëndë nga situata e krijuar nga Covid-19. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me disa biznese në Shëngjin, të cilët jan shprehur se e kanë falimentimin në prag.

18:40
Tiranë/ Përfshihen në aksident dy makina dhe një motor, plagosen dy persona

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur afërsi të ish-doganës në kryeqytet rreth orës 16:15. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.

18:20
​Rama takim me Veselin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të takimeve të sotme me drejtues të partive politike në Kosovë, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

18:15
Ngjela në Top Talk: Kosova nuk pëson asnjë kosto nga hetimi dhe gjykimi i Thaçit e Veselit

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Në studio u fol për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale, ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit, të cilët akuzohen nga kjo gjykatë për krime lufte. Gjatë fjalës së tij në studio avokati tha se në këtë situatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sipas Ngjelës gjykata që ka marrë në shqyrtim këtë rast, është e drejtë dhe e paanshme në vendime.

18:14
444 raste aktive në Prishtinë me koronavirus

Komuna e Prishtinës sot u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, në kohën kur vendi ynë po përballet me një shtim të konsiderueshëm të rasteve të reja.

17:57
Historia e vërtetë e vrasëses që eksitohej duke torturuar viktimat me kazmë

Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në krevatin e vdekjes për t’u injektuar me përzierjen fatale të ekzekutimit, në burgun e Texas.

17:42
Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës: Mos bëni politikë me koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

17:32
60-vjeçarja në lidhje dashurie me 21-vjeçarin: Që në takimin e parë ne…

Një 60-vjeçare në SHBA, ka folur për mediat vendase, për marrëdhënien që ka me partnerin e saj 39 vite më të ri. Pam Shasteen, nga Oklahoma, thotë se e kanë paragjykuar së tepërmi për lidhjen që ka krijuar me partnerin Jonathan Langevin.

17:30
Bangladesh/ Përplaset trageti, të paktën 25 viktima

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur pasi një traget në Bangladesh është përplasur me një anije tjetër dhe është mbytur, incidenti ndodhi pranë kryeqytetit Dhaka.

17:30
Nis takimi i Ramës në selinë e Vetëvendosjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdën e takimeve të sotme me liderët politikë në Kosovë, i ka shkuar në selinë e partisë, ish kryeministrit, Albin Kurti.

17:18
Takimi i Ramës në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

17:14
Pjesë e grupit “Bajri”/ Gjykata e Shkodrës liron nga qelia, Behar Bajrin

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu Behar Bajri i cili u arrestua si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

17:08
Liberalët evropianë: Zgjedhjet në Serbi nuk ishin të lira dhe të ndershme

Me rastin e zgjedhjeve në Serbi më 21 qershor, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), e cila mbledh parti liberale në kontinent, vlerësoi në një deklaratë se ato nuk ishin të lira dhe të drejta.

17:05
Larje duarsh para e pas këmbimit të unazave/ Britania prezanton rregullat e martesave pas karantinës

Baballarët nuk mund të shoqërojnë më bijat e tyre për krahu drejt altarit të martesës dhe çiftet duhet të lajnë duart para dhe pas shkëmbimit të unazave, thuhet në rregullat e reja të martesave pas izolimit të koronavirusit.

17:04
“Nuk u lejohet femrave të kërcejnë ashtu”/ Burri dhunon kërcimtaren

Një kërcimtare në Pakistan është dhunuar nga një burrë, teksa ishte duke vallëzuar në një dasmë. Raportohet se burrit nuk i kishte pëlqyer mënyra se si vajza po vallëzonte dhe për këtë arsye e ka goditur fuqishëm me shqelm, në pjesën e gjoksit.

17:01
Limaj: Rama i gatshëm të ofroi ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

16:58
Ali Ahmeti: Ideja për kryeministër shqiptar, nga viti 2009

BDI mbrëmë ka prezantuar idenë e aj për kryeministrin e parë shqiptar, para banorëve të Sarajit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mes tjerash deklaroi se ky shtet ka nevojë për lojalitetit të dy komuniteteve. Shtoi se kandidati Naser Ziberi është ka përvojë të mjaftueshme në politikë dhe është personalitet i dëshmuar.

16:55
Kosove/Nxënësit do të kenë mundësi të përmirësojnë notat kur të kthehen në shkollë

Tri ditë më parë ka përfunduar procesi mësimor në vend, ku nxënësit janë notuar për vitin tashmë të përfunduar shkollor. Duke qenë se që nga muaji mars është ndërprerë mësimi për shkak të pandemisë dhe ky vit shkollor ka vazhduar me mësimin online, nxënësve do t’u jepet edhe një mundësi për t’i përmirësuar notat kurdo që kthehen në objektet shkollore.

16:54
576 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

576 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

16:52
​Osmani takohet me Ramën

Me ceremoni shtetërore dhe tepih të kuq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

16:52
Kryeministri Rama takohet me Avdullah Hotin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar ditën e sotme për një vizitë në Kosovë dhe po takohet më të gjithë drejtuesit politik.

16:51
Maqedoni Veriore, 12 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit prej 868 testimeve të realizuara, 132 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

16:48
Ish-Missi shqiptar mbush 27 vjeç, ja fotot e festës në jug

Ajo është një ndër vajzat më të bukura shqiptare, karriera e së cilës ka katapultuar edhe jashtë trojeve tona që pasi u shpall Miss Universe Albania në vitin 2012.

16:45
Qeveria paralajmëron kthimin e karantinimit dhe ndalimin e tubimeve me më shumë se 100 persona

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka paralajmëruar mundësinë për kthimin e karantinimit të disa zonave dhe ndalimin e tubimeve mbi 100 persona.

16:43
Hoti thotë se Kosova s’ka nevojë për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot ka komentuar edhe zhvillimet politike, ku theksoi se beson se pas shumë viteve është ndërtuar një maturi institucionale.

16:43
Presidenti Meta bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë: Domosdoshmëri bashkëpunimi kundër Covid-19

Presidenti, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

16:42
PD e akuzoi se kishte mbajtur të fshehtë lajmin e infektimit/ Punonjësja e bashkisë Mat: Është një mashtrim dhe gënjeshtër, kam rrezikuar familjen time

Ditën e sotme ka rezultuar një person pozitiv me Covid-19 në bashkinë Mat dhe nga drejtues të partisë Demokratike në rreth u akuzua se kjo gjë ishte mbajtur e fshehtë nga bashkia.

16:27
Pjesë e grupit Habilaj/ Dënohet me 10 vjet burg Armand Koçerri, përfiton nga gjykimi i shkurtuar

TIRANË- Armand Koçerri është dënuar me 15 vite burg. Por dënimi i tij me aplikimin e gjykimit të shkurtuar ka zbritur në 10 vite burg.

16:25
Urimi i ëmbël i Gjikos për Elitën (FOTO)

Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar, që gjithmonë ndajnë në rrjetet sociale momente të bukura me njëri-tjetrin.

16:25
18 vjeçari dënohet për përdhunim pasi prindërit e çojnë në polici kur zbulojnë mesazhin

Një adoleshent që detyroi një vajzë të bënte seks me të është burgosur për dy vjet në Britani pasi prindërit e tij e çuan në polici kur zbuluan që i kishte shkruar viktimës për t’i kërkuar falje.

15:52
Rikthehet Hell’s Kitchen Albania/ Më 2 dhe 3 korrik zhvillohen audicionet pranë Piramidës

Hell’s Kitchen është përpara një sezoni të ri. Ambicioz e në kërkim të perfeksionit. Shef Renaton e kemi parë përsëri në një spot interesant ne stilin e tij. Po kush mund të bëhet pjesë e programit që aq shpejti hap audicionet?

15:34
Protesta e të dëmtuarve nga tërmeti/ U skualifikuan nga fondet për riparimin e dëmeve

Dhjetëra qytetarë të skualifikuar nga lista e përfituesve të grantit për rikonstruksion janë mbledhur para bashkisë së Durrësit për të ankimuar vendimin.

15:25
Saranda me sytë nga Greqia/ Biznesi turistik po pret që të rikthehen turistët e huaj

Jemi gati në fund të qershorit, kohë kur Saranda do të duhej të ishte në sezonin e lartë, kohë kur do të kulmonte turizmi, por në fakt kemi vetëm prani të banorëve vendas dhe banorëve të rrethinave të cilët po përdorin vetëm plazhet publike pasi plazhet private ende nuk janë vënë në dispozicion për qytetarët.

15:02
Rregullat kundër virusit/ Kosovë, gjoba për shkelësit

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, tha se shkelësit e rregullave kundër koronavirusit do të gjobiten dhe ndëshkohen sipas ligjit, ndërsa bëri thirrje për reduktimin e kontakteve, për të evituar përhapjen e virusit.

14:58
Infektohet me Covid-19 punonjësja e bashkisë në Burrel

Nga 64 raste të reja të konfirmuara ditën e sotme, rasti me Covid në Burrel është punonjëse bashkie.

14:53
Rriten rastet/ QSUT po rekruton 50 mjekë dhe infermierë shtesë në dy spitalet e tjera COVID

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kuadër të forcimit të njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale.

14:46
Mbytet 16-vjeçari në Kukës, po lahej në liqen

Një 16-vjeçar është mbytur në Kukës.

14:43
Shtyhet edhe 3 muaj procesi i digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos datën 30 shtator 2020 si afatin përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

14:41
Veliaj: 62% e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 orë në ditë, do vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e kryeqytetit. Për herë të parë në këto 30 vite, falë investimeve të reja të Bashkisë së Tiranës, 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 ujë në ditë, ndërkohë që zonat e tjera kanë përmirësim të konsiderueshëm.

14:28
Më i madh se Toka? Teleskopi i ri… në kërkim të planetit të 9-të

Shkencëtarët mendojnë se një planet më i madh se Toka gjendet në pikën më të largët të sistemit tonë diellor.

14:27
Veliaj paralajmëron kompanitë e transportit urban: Nëse nuk filloni shërbimin ndaj qytetarëve do …

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje kompanive të transportit publik urban për të rifilluar shërbimin ndaj komunitetit.

14:22
Alarmohet bota, shpërthim i fuqishëm pranë tuneleve të raketave në Iran (Foto)

Analistët konsiderojnë se shpërthimi i djeshëm në malet e Iranit që është dëgjuar edhe në Teheran, ka ndodhur në zonën ku gjendet sistemi i fshehur i tuneleve dhe bazave për prodhimin e raketave.

14:15
Kërcënime me vdekje dhe…/ Ylli i filmave për të rritur tregon si është shkatërruar (FOTO)

Mia Khalifa, një prej vajzave më të njohura në industrinë e filmave për të rritur, ka bërë një apel të fortë për të gjitha femrat.

14:15
S’gjenden më prezervativë dhe kontraceptivë/ Izolimi në Filipine rrit numrin e lindjeve në vend

Izolimi strikt i vendosur në Filipine ka ndërprerë krejtësisht aksesin në shërbimet e planifikimit familjar dhe mund ta çojë në numrin më të lartë të lindjeve në vend, në dy dekada.

14:08
15 raste të reja me koronavirus në Serbi

Pas gati një muaji pa të infektuar të rinj me koronavirus në mjediset serbe në Kosovë, javën e kaluar u konfirmuan dy raste, ndërsa ky numër u rrit të hënën për 15.

14:07
Meta, homazhe dhe nderon simbolin e valles shqiptare, “Nderin e Kombit”, Besim Zekthi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në Muzeun Historik Kombëtar për ndarjen nga jeta të artistit të shquar, valltarit simbol të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi, të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”.

14:05
Adele, të njëjtin fustan por me 40 kg më pak…

Adele i është kthyer kujtimeve dhe nga salloni i shtëpisë së saj, në Los Angeles, ka postuar një foto në të cilën shihet teksa vallëzon para televizorit, e veshur me të njëjtin fustan që mbante në Glastonbury në 2016-n.

13:56
Rolling Stones vs Trump: Jo muzikën tonë në fushatë

Rolling Stones kundër Donald Trump: presidenti amerikan akuzohet se ka përdorur në tubimet e tij këngë të grupit, pavarësisht mendimit kundër të Mick Jagger dhe pjesëtarëve të tjerë.

13:50
Beyonce zbret në fushë, apel për zgjedhjet në SHBA

Shpesh edhe artistët përzihen me politikën.

13:36
Ato janë të bukura e të suksesshme, por nuk keni parë ende motrat e yjeve botërore (FOTO)

Familja është e rëndësishme në jetën e secilit person, por e ardhmja e një personi varet nga shumë faktorë të ndryshëm.

13:30
Mbi gjysmë milioni njerëz të vdekur nga koronavirusi në botë

Numri i viktimave nga sëmundja që shkakton koronavirusi, Covid-19, në botë ka kaluar 500,000, ndërsa numri i të infektuarve është tashmë mbi 10 milionë.

13:18
Dhunë fizike dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, policia arreston 4 persona

Policia e Tiranës njofton se janë arrestuar 4 persona si dhe është proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

13:18
Banorët e fshatit Seman në protestë! Uji vaditës mungon prej vitesh

Banorët e fshatit Seman protestuan përpara zyrave të njësisë administrative për ujin vaditës, i cili mungon prej vitesh. Thatësira dhe temperaturat e larta po dëmtojnë të mbjellat në fshatrat e kësaj zone.

13:09
“Zero ndihmë, vetëm taksa”/ Basha nga Shëngjini: Operatorët turistikë të ngrenë zërin

Gjatë një komunikimi për turizmin në Shëngjin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se shteti nuk ekziston për operatorët turistikë dhe se ka zero ndihmë, vetëm taksa, gjoba, fatura të larta energjie dhe uji.

13:07
U mbyt dje në lumin Shkumbin, policia thirrje qytetarëve për identifikimin e kufomës

Ditën e djeshme policia njoftoi se në fshatin Shushicë të Elbasanit, në bregun e lumit Shkumbin ishte gjetur trupi i pajetë i një personi.

13:04
“Fletërrufeja, njollë turpi e shekullit XXI”/ Vizita dyditore në Kosovë, reagon Rama

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama nisi një vizitë dyditore në Kosovë.

12:58
Qëllohet me armë zjarri ndaj një personi në Shkodër

Ndaj një personi në fshatin Vukatanë në Shkodër është qëlluar me armë zjarri.

12:57
Studentja dyshohet se ka koronavirus/ Anulohet provimi i sotëm te Politekniku, nis dezinfektimi

Një studente e vitit të tretë në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik është infektuar me Covid-19.

12:49
Pamje të rënda/ Përgjaket Pakistani, persona të vrarë në mes të rrugës (FOTO)

Një shkëmbim zjarri ka tronditur sot Pakistanin. Raportohet se katër persona të armatosur janë qëlluar për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një qendër të këmbimit valutor në Karachi, ku 4 roje dhe zyrtarë policie gjithashtu janë vrarë.

12:26
Nuk ka turistë për muzetë/ Monumentet në Lezhë janë të zbrazëta

Monumentet në Lezhë për shkak te pandemisë pjesën me te madhe te kohës qëndrojnë mbyllur pasi nuk ka turistë qe t’i frekuentojnë.

12:25
Koncert në Bergamo, në nder të viktimave të Covid-19

Në nder të viktimave të koronavirusit në Bergamo, një koncert u mbajt në varrezën monumentale të qytetit dhe në të, merrnin pjesë edhe presidenti i vendit, Sergio Mattarella dhe 324 kryebashkiakët e bashkive të prekura, të gjithë me maska mbrojtëse.

12:24
Johnson: Koronavirusi ka shkaktuar katastrofë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq.

12:19
Rusi, tejkalon mbi 641 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 641.156, ndërsa ai i të vdekurve në 9.166.

12:17
Infektohet me koronavirus nënkryetarja e Bashkisë së Shkodës/ Karantinohet në banesën e saj

Teksa Shkodra numëron 11 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, mësohet se ka rezultuar pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi.

12:12
Laç/ Tre makina përfshihen në aksident, dy persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Një aksident është shënuar pak më parë në afërsi të Kryqëzimit të Patokut në Laç.

12:11
“Në 7 vite, gjendja u përkeqësua”/ Tabaku: Duhet ndryshim përmes një politike të re fiskale

Në Dhomën Amerikane të Tregtisë, Jorida Tabaku, e cila foli në emër të Partisë Demokratike u shpreh se qeveria e madhe, burokracitë dhe korrupsioni me leje, autorizime, licenca po i marrin kohë dhe para biznesit.

12:06
Përhapet nga mushkonjat, shkencëtarët francezë zbulojnë një virus të ri

Shkencëtarët francezë kanë identifikuar një virus të ri duke përdorur teknikën e njëjtë me të cilën u zbulua koronavirusi.