20:46
“Është mëkat dhe gabim”/ Kthimi i Shën Sofisë në xhami, reagon Kisha Autoqefale e Shqipërisë
Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi deklaroi se ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.