Treni i linjës Durrës–Kashar përplas makinën duke e hedhur në kanal, detajet

11/07/2020 10:02

Sot rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel