E diel, 23 Gusht 2020
09:11
Rritet bilanci/ Brazili regjistron 892 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, India 912, Meksika 644

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 892 vdekje, në Indi 912 dhe në Meksikë 644.

08:04
‘Po përpiqen të ndajnë Bjellorusinë dhe të vendosin një president të ri’- NATO hedh poshtë pretendimet e Lukashenkos

Pretendimet e presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko se ‘fuqitë e huaja’ po përpiqen të organizojnë sulme nga jashtë kufirit të Bjellorusisë u hodhën poshtë nga NATO.

07:46
Godet krimi në New York, 3 të vrarë e 12 të plagosur brenda një nate

Tre njerëz u vranë dhe 12 u plagosën mbrëmjen e të premtes në një natë të shtënash në New York City ku krimi i dhunshëm po rikthehet në gjendje jashtë kontrollit. Viktimat ndodhën në 11 incidente të ndryshme me armë zjarri duke nisur nga Brooklyn e deri në Bronx, teksa rezidentët e tmerruar kanë raportuar rritje të konsiderueshme të dhunës muajt e fundi.

07:27
Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta, moti ideal për plazh

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me temperatura të larta i alternuar me vranësira. Në zonat malore vranësirat do të jenë më të denduar duke mos përjashtuar mundësinë për reshje në intervale të shkurta kohore.

07:16
Vdes në moshën 116 vjeçare burri më i vjetër në botë

Fredie Blom, burri më i moshuar në botë vdiq dje në moshën 116 vjeçare. Ai kishte lindur në vitin 1904 në provincën Cape në Afrikën e Jugut, megjithëse ditëlindja e tij nuk u verifikua kurrë nga Guinness Records World.

07:00
Muriqi te Lazio, e konfirmon agjenti!

Transferimi i Vedat Muriqit te Lazio është vetëm çështje ditësh. Marrëveshja mes futbollistit dhe drejtorit sportiv te bardhekaltëve është arritur prej disa javësh, tashmë mbetet vetëm Lazio të kënaqë Fenerbahcen me ofertën e saj.

06:28
Arrat e njoma shqiptare/ Ushqimi i mrekullueshëm i jetëgjatësisë

Momentet e fëmijërisë të kaluara tek gjyshja ose të afërmit në fshat mbeten më mbresëlënëset. Pjesë e këtyre momenteve janë padyshim pemët. E mbani mend shijen e mrekullueshme të arrave të njoma dhe gjurmët e lagështa që na linin nëpër gishta? Këto arra të shijshme mund të ruhen gjatë gjithë vitit, disa i ngrijnë e disa i ruajnë kryesisht në formën e glikosë.

06:06
4 pijet më të shëndetshme që duhet të pini çdo ditë për zemrën

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

05:44
Vrapi, 4 gabime që pengojnë dobësimin

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin. Ai rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim. Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit të rregullt e të përditshëm, ata nuk dobësohen, madje shtojnë në peshë. Në këtë artikull do të mësoni 4 gabimet kryesore në vrap që pengojnë dobësimin tuaj.

05:22
Sëmundjet e zemrës në rritje/ Mjeku Vargu jep këshillat praktike që duhet të ndiqni

Sipas një studimi të Eurostat dhe Instat, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Europë sa i takon numrit të vdekshmërisë që vjen prej sëmundjeve të zemrës dhe tensionit, me 53.7% të totalit të vdekjeve.

05:00
Si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër demencias?

Bimët që na dhuron nëna Natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun. Frutat dhe perimet në përgjithësi janë ndër më të jashtëzakonshmet sepse përmbajnë flavonoidë, antioksidantë që mbrojnë organizmin kundër shumë sëmundjeve. Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në 22 prill 2020, thotë se ushqimet e pasura me flavonoidë na mbrojnë nga demencia.

04:41
Lukashenka urdhëron për “masa më të ashpra” për të mbrojtur kufijtë e Bjellorusisë

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

04:20
SHBA/ Gjysma e vdekjeve nga COVID -19 janë persona me ngjyrë

Agjencia Associated Press njoftoi të premten se gjysma e vdekjeve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara janë njerëz me ngjyrë – afrikano-amerikanë, hispanikë, indigjenë dhe aziatikë.

03:55
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, takim me zyrtarin e SHBA

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të takohet të hënën me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit Stephen Biegun në Lituani, si pjesë e përpjekjeve për të çtensionuar krizën rreth zgjedhjeve të debatueshme, tha ekipi saj për agjencinë e lajmeve Reuters.

03:32
Fushata e fondeve në internet shpëton “Kampin e Hapësirës”

HANTSVILL, ALABAMA – 2019 ishte një vit i suksesshëm për Qendrën Amerikane për Hapësirën dhe Raketat në Hantsvill, të shtetit Alabama. Vizitorë nga e gjithë bota shkuan për të festuar në qytetin ku u zhvillua raketa Saturn V që transportoi astronautët në hapësirë. Qendra priti grumbuj të mëdhenj njerëzish gjatë aktiviteteve përkujtimore në 50-vjetorin e 20 korrikut 1969, kur misioni Apollo 11 realizoi uljen në Hënë.

03:10
Frika nga pandemia dhe sfida e rihapjes së shkollave

Në SHBA, shumë administratorë shkollash dhe familje janë duke u përballur me problemin shqetësues se kur dhe si duhet të rihapin shkollat. Rihapja e shkollave, ndërsa rreziku i COVID-it vazhdon, është një sfidë e vështirë.

02:46
Francë/ Nga 1 shtatori maskat bëhen të detyrueshme në vendin e punës

Nga 1 shtatori, Franca do t’i bëjë maskat mbrojtëse të detyrueshme në të gjitha vendet e punës. Rregullat e reja përfshijnë të gjitha hapsirat e punës të ndara e të mbyllura. Deri më tani, vetëm hapsirat publike mbuloheshin nga kërkesa.

02:21
Rritja e infektimeve/ Korea e Jugut rikthen kufizimet

Koreja e Jugut ka ndaluar tubimet e mëdha, ka mbyllur baret e natës dhe kishat dhe po largon sërish fansat nga sportet profesionale në një valë të paprecedenttë kufizimesh që u shpallën të shtunën për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

01:52
Spanjë, turizmi drejt falimentimit

“Sezoni ka mbaruar e në këtë mënyrë janë rrezikuar një milionë vende pune”, kështu e përshkruan situatën aktuale, Carlos Higueras nga Shkolla e Biznesit në Madrid. Zyrtarisht Spanja ka 132 raste koronavirusi për 100.000 banorë, shifra më e lartë kjo në Evropë. Ndërkohë që në Gjermani kuota është 15 infeksione për 100.000 banorë.

01:23
Covid-19/ Vazhdon rritja e rasteve të reja në Evropë

Rastet e reja të koronavirusit vazhdojnë të rriten në Evropë, përfshirë edhe Spanjën, që ka regjistruar 66905 infektime të reja në dy javët e shkuara, duke sjellë kështu shkallën më të lartë të infektimeve në kontinent në një periudhë 14 diore dhe duke paralajmëruar për rrezikun e një vale të re viktimash.

01:04
Navas i përlotur pas triumfit: Ky trofe shkon për Reyes dhe miqtë që nuk janë më!

I përlotur për një sukses të madh. Jesus Navas ishte ai që ngriti lart trofeun e 6-të në Europa League të fituar nga Sevilla.

00:47
Cavani rrit pretendimet në fund, dështon kalimi te klubi i njohur portugez

Pasi i skadoi kontrata në muajin qershor, Edinson Cavani preferoi të largohej menjëherë nga Paris Saint Germain dhe të mos luante ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa prej më tepër se një muaji po shijon pushimet me familjen e tij.

00:26
Rekord rastesh të reja në Gjermani, 41 infektime në shkolla

Gjermania ka shënuar numrin më të lartë të resateve të reja të COVID-19 në thuajse katër muaj të shtunën. Ka patur 2034 raste të reja koronavirusi në 24 orët e shkuara, ç’ka e ka çuar totalin në vend në 232 mijë që nga fillimi i pandemisë, raportoi instituti Robert Koch.

00:05
Bonaventura i zhgënjyer me Milanin: Prisja rinovimin, mund të jepja akoma shumë

Pas 6 vitesh me fanellën e Milanit, Giacomo Bonaventura është një futbollist i lirë, pasi kuqezinjtë nuk i ofruan rinovimin e kontratës dhe aktualisht është në kërkim të një tjetër skuadre për të vijuar karrierën, ndonëse nuk e fsheh zhgënjimin ndaj milanezëve.

E shtunë, 22 Gusht 2020
23:48
Suarez: Qëndroj edhe nëse nisem nga stoli, njerëzit nuk janë koherentë kur na gjykojnë

Ditët e fundit është folur gjatë për një revolucion te Barcelona, që emëroi në pankinë holandezin Ronald Koeman, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë e ardhmja e argjentinasit Lionel Messi, i cili në moshën 33-vjeçare duket i joshur për të provuar një tjetër eksperiencë.

23:29
Caktohet dita e takimit Zhang-Conte, Allegri “përgjon” me optimizëm pas dere

Menjëherë pas finales së humbur në Europa League, skuadra dhe stafi i Interit kanë fluturuar drejt Milanos, ku më pas janë shpërndarë për të nisur një pushim disa ditor, pasi burime pranë klubit zikaltër konfirmojnë se përgatitjet do të nisin jo më herët se data 1 shtator.

22:43
Koronavirusi/ Kyriakides: Rreziku i një përshkallëzimi të ri, i vërtetë

Rreziku i një përshkallëzimi të ri të rasteve të COVID-19 është shumë i vërtetë dhe duhen ndjekur disa masa të thjeshta që të mund të frenohet virusi dhe të parandalohet rivendosja e rregullave të dhimbshme, tha eurokomisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides.

22:32
Mbi 10 mijë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 10,025, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke e vlerësuar të si të suksesshme punën e institucioneve shëndetësore në luftën kundër koronavirusin të ri.

22:16
Shkencëtarët konstatojnë: Ky element ndihmon në luftën kundër koronavirusit

Shkencëtarë nga SHBA-ja kanë zbuluar se një element do të mund të ndihmojë dukshëm në luftën kundër koronavirusit

21:52
New York rikthehet në “kryeqytetin e dhunës” me 3 të vrarë e 12 të plagosur me armë vetëm natën e djeshme

Tre njerëz u vranë dhe 12 u plagosën mbrëmjen e të premtes në një natë të shtënash në New York City ku krimi i dhunshëm po rikthehet në gjendje jashtë kontrollit.

21:46
“Jemi në një fazë shumë të pasigurt”/ Koreja e Jugut shpall kufizime të reja antiCovid-19

Koreja e Jugut njoftoi se do të rrisë kufizimet kundër COVID-19 në të gjithë vendin, duke filluar nga e diela, në përpjekje për të frenuar shpërthimin në rritje të infeksioneve.

21:37
Zgjidhja e Meksikës për pandeminë: Mësim nga distanca!

Meksika nuk do të lejojë zhvillimin e mësimit në shkolla këtë vit, çka do të thotë 30 milionë studentë në vend do të detyrohen të mësojnë në distancë.

21:28
Kaliforni/ Policia vret sulmuesin e armatosur që qëllonte pa dallim ndaj makinave në lëvizje

Një burrë është vrarë sot nga policia në Kaliforni pas konfrontimit me armë në një pikë karburanti.

21:26
Sherr në “grup” në qendër të Ersekës! Një prej autorëve tenton të largohet me makinë, përplas këmbësoren

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës.

21:10
Trump presion autoriteteve për zhvillimin e vaksinës para zgjedhjeve

Presidenti amerikan, Donald Trump ushtroi sërish sot presion mbi autoritetet për zhvillimin dhe miratimin e një vaksinë kundër koronavirusit të ri.

21:04
Vdekja nënë e bir në Itali, policia: Viviana vrau të birin dhe u hodh nga lartësia

Policia italiane dha sonte rezultatin e hetimeve të vdekjes së kobshme të nënë e bir të gjetur në pyll një ditë më parë, duke thënë se në gjendje të trazuar psikologjike Viviana Parisi ka vrarë të voglin e saj 4-vjeçar Gioele, dhe më pas është ngjitur në një shtyllë elektrike për t’u hedhur në tokë nga rreth 15 metra lartësi.

20:39
Gjermani, maska e domosdoshme edhe jashtë klasave

Bilanci i javëve të para të shkollës në Gjermani është pozitiv, sipas ministres së Arsimit, Anja Karliczek, e cila theksoi sot nevojën për të mbajtur maska edhe jashtë klasave.

20:26
Si do të dukeshin ikonat e ekranit nëse tiparet e tyre do të përputheshin me “raportin e artë” të bukurisë

Shumë është folur për “raportin e artë”, formulën e lashtë greke të bukurisë fizike, që sipas kërkuesve reflekton perfeksionin në fytyrën e një personi.

20:09
“Kanë 8 muaj që gënjejnë”/ Tabaku: E vërteta e Zall Herrit dhe gjendjes së mjeruar s’mbulohet me propagandë

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaron se banorët e Zall Herrit jetojnë në mjerim.

20:05
Aksident në afërsi të Elbasanit/ Furgoni përplaset me dy makina

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh.

20:00
Diaspora/ Flautisja e parë shqiptare që sfidoi mentalitetin në 1966. 30 vite sfida dhe suksese në Korfuz

Ne vitin 1966 Tatjana Stefi konkurroi për instrumentin flaut në Liceun Artistik ”Jordan Misja”.

19:56
Në Korçë nis Koko Fest/ Tre skena teatrore në qytet për të pritur trupat e ndryshme

Në Korçë, Festivali i Komedisë këtë vit do të organizohet ndryshe.

19:45
20 foto të rralla që s’duhet t’i humbisni

Është gjithmonë kënaqësi të shohësh disa fotografi të rralla të VIP-ave që i shfaqin ata në shtëpi, grupime ose në situata të tjera të fshehura nga sytë e publikut.

19:44
Fotot e rralla historike të frymëzuara nga ngjarjet e mëdha

Një fjalë e urtë thotë se ‘një foto flet sa njëmijë fjalë’, por kjo është akoma më e vërtetë kur pamjet i referohen ngjarjeve më domethënëse në jetën e njerëzve.

19:37
Të papritura brenda supermarketeve! Blerës që të lënë “gojëhapur”…

Në përditshmërinë tonë shohim plot situata gazmore nga njerëz që në fund të fundit nuk i bën aspak përshtypje ajo që shfaqin në publik.

19:35
S’ka paqe për FC Prishtinën! Anulohet sërish nga koronavirusi ndeshja për Europa League

Ekipi i Prishtinës s’po mundet të gjejë dot paqe, pasi sërish i është anuluar sfida e raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës përballë Linkoln Reds.

19:29
Parisi dhe Berlini thirrje për respektim të rregullave të BE-së në negociatat post Brexit

Ministrat francezë dhe gjermanë, të ngarkuar me Çështjet Europiane, kritikuan sot mungesën e përparimit në negociatat post Brexit, duke bërë thirrje për respektimin e rregullave europiane.

19:09
Fëmijët janë shpërndarës të heshtur të COVID-19

Fëmijët janë shpërndarës të heshtur të koronavirusit të ri, sipas një studimi të kryer në fushën e pediatrisë, në funksion të rihapjes së shkollave.

19:08
Covid-19 në Itali, regjistrohen shifrat më të larta që prej muajit maj

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 3 viktima dhe 1,071 të infektuar.

19:01
“Më i qelburi i politikës”/ Paloka: Hipokrizia e Ramës me Teodor Kekon; i largoi nga puna të shoqen

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka reagoi sa i takon postimit që kryeministri Rama i kushtoi sot artistit të ndjerë, Teodor Keko.

19:00
Bllokohet hapur ura e famshme Tower Bridge në Londër, kaos në trafikun e kryeqytetit

Në një situatë qesharake dhe stresuese për shumë shoferë, ura e famshme e Tower Bridge në qendër të Londrës u bllokua sot pasdite me krahët ngritur, duke shkaktuar kaos në trafikun e automjeteve.

18:53
Kroacia shpall masa kufizuese shtesë

Kroacia riktheu disa kufizime anti COVID-19 për të frenuar shpërthimin e shpejtë të pandemisë, që ka nxitur largimin e turistëve të huaj duke shkatërruar shpresat për një sezon veror të vonë të mirë.

18:35
Katër të vdekur nga shpërthimi masiv i gazit në bllokun e apartamenteve

Trupi i një gruaje e një fëmije ishin mes katër viktimave të ngjarjes së dyshuar si shpërthim gazi në një ndërtesë rezidenciale në Rusi, raportonin mediat vendase.

18:29
27 milionë euro! Super hoteli që Cristiano Ronaldo do të hapë në vitin 2023

Cristiano Ronaldo pritet të hapë një hotel luksoz që do t’i kushtojë 27 milionë euro në zonën e famshme Picadilly Gardens në Manchester.

18:23
100 mijë njerëz duhet të evakuohen! Pamje nga Kalifornia, një nga zjarret më të rrezikshme në historinë e saj

Zjarret të ndezura nga gjuajtja e rrufeve në shtetin amerikan të Kalifornisë, i cili është goditur nga një valë e nxehtësisë, kanë fituar përmasa të mëdha, për t’u bërë nga zjarret më të mëdha në historinë e saj.

18:19
Helm në filxhanin e çajit/ Jeta e armikut të Putin-it në duart e Gjermanisë!

Në Gjermani ka filluar trajtimi i aktivistit opozitar rus Alexey Navalny, i cili ishte shtruar në një spital në Rusi, nën dyshimin për “helmim toksik”.

18:16
Të paktën 8 të vdekur nga zjarri në çisternë pas përplasjes me anijen

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dje nga përplasja e një çisterne nafte dhe zjarrin që pasoi, me një tjetër mjet detar në Kinë.

18:07
Rritja e bilancit, Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Mos e ulni vigjilencën për asnjë moment!

Teksa në një komunikatë të përditshme, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona si dhe kanë rezultuar 156 raste të reja bëri thirrje për kujdes.

17:58
Koronavirusi në Shqipëri/ 5 viktima dhe 156 raste te reja në 24 orët e fundit

Në një komunikatë të përditshme, sa i takon situatës së shkaktuar nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5 persona kanë humbur jetën si dhe kanë rezultuar 156 raste të reja me koronavirus, brenda 24 orëve të fundit.

17:52
I hipën mbi makinë shoferit, i thyen xhamin dhe e kërcënon/ Konflikt në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

Përshkallëzimi i një konflikti të çastit në Tiranë, për fat të mirë u parandalua në kohë.

17:46
​Thaçi: Serbia duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj një dokumenti të publikuar në RTK, ku aludohet se sistemi serb ka ekzekutuar veprimtarin Ukshin Hoti.

17:44
“2 orë pas show-t në FB të Ramës”/ Ish-deputeti i PD-së: Në kantierin e përuruar në Laç nuk punon askush

Përmes një videoje dhe fotove të publikuara në profilin e tij në Facebook, ish-deputeti demokrat i Kurbinit, Andon Frrokaj denoncon atë që e quan “show” të kryeministrit Rama.

17:42
Gjermania organizon koncerte testimi me turma njerëzish, për studimin e koronavirusit

Tre koncerte të muzikës ‘pop’ me spektatorë po organizohen qëllimisht në Gjermani për të mundësuar që shkencëtarët të studiojnë rreziqet e eventeve masive dhe përhapjen e koronavirusit gjatë pandemisë.

17:41
191 raste me Covid-19 aktive në Gjilan

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e vlerësimit ditor e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

17:20
Plazh në kohërat e koronavirusit… Pamje nga Mali i Robit

Teksa globi gjendet në një përballje të vazhdueshme me pandeminë Covid-19, njerëzimi duket se po përpiqet me çdo kusht t’i ruajë zakonet e jetës “normale”.

17:16
Kryemjeku britanik: Koronavirusi do të jetë me ne përgjithmonë

Një nga anëtarët e grupit shkencor që këshillon qeverinë britanike për koronavirusin, tha sot se epidemia do të jetë gjithmonë prezente “në një formë ose në një tjetër”.

17:09
“Në shtator rritet rreziku nga infektimi me koronavirus”/ Hoti bën thirrje për kujdes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit, duke paralajmëruar se gjatë muajit shtator, rreziku nga infektimi me këtë virus, mund të rritet.

17:06
Mbi 800 mijë viktima nga COVID-19 në botë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 800 000 personave në botë që prej zbulimit në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

17:05
I kishte lekë borxh/ E mbajti peng në dyqanin e tij, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë.

16:58
Maqedonia e Veriut/ 6 të vdekur dhe 159 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 159 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 13.458.

16:58
Drogë në makinën e Bashkisë Roskovec, reagon PD-ja: Kryebashkiakja u shërben disa trafikantëve të drogës

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve se në makinën e Bashkisë Roskovec, që përdorej për të transportuar kryebashkiaken e këtij qyteti, Majlinda Bufin u gjet drogë, si dhe u procedua penalisht nipi i saj.

16:40
OBSH ndryshon sërish rregullat: Fëmijët mbi 12 vjeç të mbajnë me patjetër maskë kur…

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar sërish rekomandimet për mbajtjen e maskës. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Gjenevë, OBSH ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pandeminë, maska të mbahet nga fëmijët, duke filluar nga ata të moshës 12-vjeçare dhe si dhe më të mëdhenj.

16:35
​Kurti: Shteti urgjentisht të merret me vërtetësinë e informatës për ekzekutimin e Ukshin Hotit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas daljes në publik të një dokumenti sekret serb ku aludohet se Ukshin Hoti është vrarë, e më pas kufoma e tij është djegur me eksploziv dhe më tej është fshehur për të humbur gjurmët e krimit.

16:29
“Unë nuk e njoh Covid-in”/ Monika Kryemadhi: Kush beson në Zot…

Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte për vizitë në malin e Tomorrit, në ditën e shenjtë të festës së Abaz Aliut.

16:24
Tenton të manipulojë zgjedhjen e Dalai Lama duke shpërndarë rryshfet për 100 murgj tibetianë

Autoritetet në Indi thanë sot se kanë ndaluar një person të dyshuar për një operacion sekret për ndërhyrje në zgjedhjen e radhës për krye-murgun tibetian Dalai Lama.

16:08
Bie avioni që transportonte para, banorët nxitojnë të mbledhin kartmonedhat në rrënoja

Një avion transporti i ngarkuar me ushqim, motoçikleta dhe para është rrëzuar sot pak pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit të Sudanit të Jugut, Juba. Dëshmitarët thonin se kishin parë disa viktima mes rrënojave.

16:05
Danimarka i bashkohet marrëveshjes europiane me AstraZeneca për vaksinën antiCOVID-19

Danimarka po i bashkohet një marrëveshjeje të gjerë të BE-së me grupin farmaceutik suedezo-britanik “AstraZeneca” për të siguruar furnizimin e tij me vaksina COVID-19, njoftoi qeveria.

15:58
Rekord rastesh me COVID-19 në Gjermani

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani ka kaluar pragun prej 2 000 gjatë 24 orëve të fundit, një nivel që nuk ishte arritur që prej fundit të prillit, theksuan sot autoritetet.

15:51
Turistët e kohës së pandemisë/ Preferojnë detin por edhe qytetet, Tiranën dhe Durrësin

Viktoria ka ardhur  bashkë  me shokun e saj për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.  Për turistët nga Maqedonia  e Veriut është hera e parë që vizitojnë vendin tonë dhe nuk hezitojnë të tregojnë atë që i ka bërë më shumë përshtypje tek ne.

15:42
29-vjeç dhe më shtatë fëmijë/ ‘Borëbardha”nga Tropoja me dy fakultete: Duam më shumë fëmijë

29 vjecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 fëmijë.

15:39
Vuçiç i trembet Trump/ Druhet se mos presidenti amerikan hyn në takimin Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se bisedimet mes delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës ka shumë gjasa të mbahen më 3 dhe 4 shtator, e kjo për shkak të mundësisë që në takim të shfaqet edhe vetë presidenti Donald Trump.

15:35
LSI nis zgjedhjen e kandidatëve/ Petrit Vasili: Nuk do të presim vjeshtën

Ende pa u afruar periudha zgjedhore, dy forcat  më të mëdha te opozitës kanë nisur përgatitjet për garën  elektorale të 2021. 

15:33
Edhe një i vdekur nga Covid-19 në Malishevë, shkon në 17 numri i përgjithshëm

Sot një person është shëruar nga covid-19, një person ka ndërruar jetë, ndërsa as sot nuk ka të regjistruara raste të reja, në territorin e Komunës së Malishevës.

15:30
Gjaku anti-covid, 15 dhurues/ Vullnetarët aplikojnë më parë. ISHP do bëjë verifikimet

Pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për Fushatën bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty” që të dhurohet gjak për personat që vuajnë nga covid19 dhe po marrin trajtim spital me terapinë e plazmës, Top Channel mëson se kanë shfaqur dëshirën vullnetarisht 15 të shëruar nga koronavirusi.

15:27
Ushtruan presion ndaj një 40-vjeçari për t’i marrë 500 mijë lekë, arrestohen dy autorët

Pogradec – Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

15:21
Plani për të ndryshuar Jonufrën/ Kërkohet të ndryshohet plani urbanistik i Vlorës

Bashkia e Vlorës ka të miratuar prej disa vitesh planin urbanistik i cili ka të përcaktuara zonat e ndërtimit dhe zonat e gjelbra. Ky plan ka përcaktuar që kjo pjesë e zonës së Jonufrës në bregdetin e Vlorës të qëndrojë e gjelbër.

15:18
Zjarret rrezikojnë banesat/ Digjen pyjet me ullinj në Peqin. Vatra të mëdha edhe në Gramsh

Edhe këtë Gusht të nxehtë, pyjet në disa zona të Shqipërisë nuk i shpëtuan zjarreve, të cilat në shumicën e rasteve janë të qëllimshme ose nga pakujdesia.

15:16
Kosovë/ 9 të vdekur dhe 169 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 169 raste me COVID-19 dhe 197 të tjerë janë shëruar.

15:11
Fotot më seksi të Dua Lipas teksa Princesha e pop-it mbush 25 vjeç

Dua Lipa mbush sot 25 vjeç dhe për arsye se ajo preferon shpesh të pozojë me veshje sa më të vogla ne po ndajmë disa nga momentet e saj më të nxehta për ta ndihmuar të festojë.

15:09
Shefi i ANEB-it planifikon ta vizitojë Iranin

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Mariano Grossi tha se do të udhëtojë në Iran më 24 gusht, për të parë nëse ka “përparim konkret” mbi kërkesat që ka kjo agjenci ndaj Teheranit.

14:52
Erdogan e bën sërish/ Kthen një tjetër kishë në xhami

Rexhep Taip Erdogan urdhëroi që kisha bizantine e Shën Sotirit dhe e Horës të rifillojnë të funksionojë si xhami. Kjo ndërtesë e shenjtë, rrënjët e së cilës datojnë në shekullin e gjashtë dhe u rindërtua në formën e sotme në shekullin e njëmbëdhjetë, është me famë botërore për mozaikët dhe afresket e saj.

14:47
Turizmi në Spanjë/ Sektori drejt falimentimit

“Sezoni ka mbaruar e në këtë mënyrë janë rrezikuar një milionë vende pune”, kështu e përshkruan situatën aktuale, Carlos Higueras nga Shkolla e Biznesit në Madrid.

14:35
Tiranë/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit një 18-vjeçare

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Metush Luli”, në kryeqytet rreth orës 13:15, ku një 18-vjeçare është hedhur nga kati i tretë të pallatit ku banonte.

14:21
Nis ndërtimi i shtëpive të financuara nga Turqia në Laç, Rama: Për hajër…

Ka nisur këtë të shtunë ndërtimi 524 apartamenteve të premtuara nga Turqia në zonën e Laçit për banorët të cilëve iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:11
Fotot/ E rrallë, Australia mbulohet nga reshjet e dëborës edhe në vende të ulëta

SYDNEY (Reuters) – Ajri i ftohtë Antarktikut që arriti në jug-lindje të Australisë shkaktoi reshje bore në lartësi të ulëta në disa shtete të Shtunën. Shumë njerëz kanë shijuar ngjarjen e rrallë pavarësisht erërave të egra dhe borës së fortë që mbylli disa rrugë.

14:04
Kosovë/ Prindërit kërkojnë kthimin e nxënësve në shkolla, MASH ende pa vendim

Kur kanë mbetur edhe një javë për fillimin e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka vendosur se si do të mbahet procesi mësimor.

13:59
Foto/ Ja personi që gjeti në mal Tianin e vogël

Sot para mesditës, pas një operacioni të gjerë të kërkimit, është gjetur shëndosh e mirë, Tian Krasniqi, dy vjeç, nga Tërpeza, i cili dje në orët e vona të pasdites ishte larguar nga shtëpia. Tiani është gjetur jo larg shtëpisë, në gjendje të mirë shëndetësore.

13:59
Vuçiç: Trump mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar që bisedimet e delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Uashington, ka shumë mundësi që do të mbahen më 3 dhe 4 shtator.

13:48
Nis rindërtimi i 44 shtëpive individuale që u dëmtuan nga tërmeti në Zall-Herr, Veliaj: Mënyra më e mirë për të folur është me vepra dhe jo me llafe

Bashkia e Tiranës ka hapur një tjetër kantier në Njësinë e Zall – Herrit për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të shkuar. Vetëm në këtë zonë është parashikuar ndërtimi i 44 shtëpive individuale, nga 870 që i përkasin fazës së parë në të gjithë Tiranën.

13:40
Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

Tiranë – Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë, çon në pranga dy të rinj që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla. Të arrestuarit janë •R.Gj., 24 vjeç dhe I.P., 24 vjeç., të dy banues në Tiranë.