12:15
23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile/ Arrestohen 2 persona në Tiranë, akuzohen për kontrabandë
Tiranë- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit ndërsa dy të tjera janë shpallur në kërkim, për shkak se akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.