Khelaifi e Valcke, kërkohet burg për të drejtat televizive

23/09/2020 11:59

Ditë shumë të vështira vijnë për presidentin e Paris Saint Germainit Nasser Al Khelaifin dhe ish sekretarin e përgjithshëm të FIFA Jerome Valcke. prokuroria Zvicerane ka kërkuar dënim me burg për të dy këto personalitete pasi i akuzon për korrupsion në dhënien e të drejtave televizive të Kupës së Botës

Për Al Khelaifin që njëkohësisht është edhe presidenti i rrjetit televiziv BeIN Sports, prokuroria kërkoi 28 muaj burg, ndërsa për Valcke një dënim me 3 vjet burg. Sipas agjencisë zvicerane Keystone ATS, Gjyqi për Al Khelaifin dhe valcken që po zhvillohet në Bellinzona është në ditët e fundit dhe shumë shpejt do të mësohet edhe vendimi i gjykatës për ta.

Kjo është hera e parë që kërkohen dënime me burg në një gjykatë evropiane në cështje që kanë të bëjnë me skandalet e botës së futbollit, ndërkohë ish zyrtarë të Federatave të vendeve latine janë dënuar me burg në SHBA. Gjykata Federale e Krimeve në Bellinzona e gjykoi Valcken për 2 akuza dhe në të parën është përfshirë edhe Al Khelaifi.

Prokuroria theksoi se Valcke ia dha të drejat televizive të Botërorëve 2026 dhe 2030 për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme rrjetit beIN Sports në këmbim të një vile në Sardenjë që u ble nga Al Khelaifi për vlerën e 5 milionë Eurove. Por al Khelaifi dhe Valcke mohuan këtë akuzë dhe theksuan se akordi ishte privat dhe nuk kishte lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga FIFA dhe BeIN Sports në prill të vitit 2014

 

 

Top Channel